Meloni viziton Libanin: U pranua propozimi për armëpushim trejavor, tani duhet përpjekje nga pala izraelite

Meloni viziton Libanin: U pranua propozimi për armëpushim trejavor, tani duhet përpjekje nga pala izraelite

Meloni takim me homologun libanez

LIBAN - Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati .

"Unë i konsideroj të papranueshme sulmet kundër misionit UNIFL dhe të dyja palët duhet të garantojnë sigurinë e ushtarëve të OKB-së," tha Meloni pas takimit.

"Unë besoj se ky mision duhet të forcohet. Vetëm duke e forcuar do të mund të kthejmë faqen", shtoi kryeministrja italiane.

Ajo theksoi gjithashtu se Unifil duhet të mbetet i paanshëm, në koordinim me ushtrinë libaneze.

Kreu i qeverisë italiane tha se vendi i saj së bashku me partnerët e tjerë propozuan një armëpushim trejavor.

" Kryeministri i Libanit dhe presidenti i asamblesë kombëtare të vendit e pranuan propozimin, tani nevojitet një përpjekje shtesë nga pala izraelite," përfundoi Meloni.

Sipas saj, më në fund, vdekja e Yahya Shinuar mund të ofrojë hapësirë ​​për një epokë të re, diçka që pala izraelite duhet të përfitojë në një mënyrë pozitive."

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

U rrëzua nga kati i tretë, ish-anëtari i grupit 'One Direction' u përzu nga një hotel tjetër para se të humbte jetën

U rrëzua nga kati i tretë, ish-anëtari i grupit 'One Direction' u përzu nga një hotel tjetër para se të humbte jetën