10 kilogram drogë është sekuestruar sot në Memaliaj ndërkohë që në pranga ka rënë edhe poseduesi i saj.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Gëzim Rrapa, 34-vjeç, pasi në vendin e quajtur "Kthesa e Luftinjës", është konstatuar se në automjetin tip "Renault", me targa AA 309 ET, të drejtuar prej tij është gjetur droga.

Pas kontrollit është konstatuar se droga ishte fshehur në pjesën e bagazhit e futur në 3 thasë ku pesha totale e lëndës narkotike ishte 10 kg.

thase me droge
thase me droge


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)