Memoriali i Holokaustit, Rama tregon çfarë i tha kleri shqiptar Gjermanisë: Arin po, hebrenjtë jo! (VIDEO)

Për të treguar vendosmënrinë që Shqipëria kishte në mbrojtje të hebrenjve, kryeministri Edi Rama tregoi historinë me klerin shqiptar, të cilët në atë kohë u konsideruan si palë negociuese me pushtuesit. Ata i kërkuan klerit shqiptar të drejtën mbi arin shqiptar dhe listën e hebrenjve. Rama tha se përgjigjja e tyre ishte: Arin po, hebrenjtë jo!

"Mbetet e jashtëzakonshme për vetë historinë e klerit shqiptar, autoritetet më të larta të cilët u thirrën në Berlin në kohën e një vakumi ku ata u konsideruan si pala me të cilën pushtuesit mund të komunikonin dhe negocionin. Atyre iu kërkuan dy gjëra, iu kërkua e drejta mbi arin e Shqipërisë dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Të gjithë përfaqësuesit e lartë të klerit asaj kohe, dhanë një përgjigje që besoj është një nga fjalët e arta të historisë së këtij vendi dhe vetë klerit, arin po, hebrenjtë jo!

Shpëtimi i hebrenjve është një histori e cila përmban brenda detyrimet për të gjithë ne, për ta ruajtur jo thjesht si histori që tregohet në momente ceremoniale, por si një vlerë e madhe që duhet trashëguar brez pas brezi dhe duhet ti kalohet me përkushtim fëmijëve tanë.

Në letrën e tij të rekomandimit, për një bujtës shqiptar, një shpëtimtar, fotografi hebre, Mandil, shkruan: “Shqiptarët vërtet nuk janë të edukuar me trashëgiminë e Gëtes, por ata njohin vlerën më të madhe, vlerën e jetës që e mbrojnë, kurdo dhe kudo munden, pa kërkuar asgjë mbrapsht.

Dhe shpëtimi i hebrenjve, është një monument i madh në një piedestal të çmuar, piedestalin e bashkëjetesës fetare, pa parë tek tjetri, me një besim tjetër, një arsye për t’u ndarë, por në radhë të parë njeriun që të lidh jeta, fati”. Lexova frazën që “kush shpëton një jetë, shpëton botën mbarë”, një koncept kaq themelor që gjen mishërimin në shprehjen e Nënë Terezës, “në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Dhe shqiptarët nuk e ndaluan nazizmin të bënte kërdinë, por janë qirinj.", tha ndër të tjera Rama në fjalën e tij.


Lajmi kryesor:

Përurohet memoriali i Holokaustit, Kim: SHBA ka vlerësuar guximin e popullit shqiptar (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!