Menaxherja e Call Center: Kemi nevojë për punëtor të rinj, nuk kemi hequr njerëz nga puna në kohë koronavirusi

TIRANË- Kompanitë call-center në Shqipëri që kanë punësuar rreth 20 mijë persona po përballen me vështirësi ekonomike, duke rrezikuar deri edhe vendin e punës. Që nga shpallja e pandemisë të gjithë Call center-at u vendos që të mbylleshin dhe rifilluan punën me orare të kufizuara më 20 mars. Ina Grabocka, me pozicionin projekt menaxhere në një prej kompanive Call center në Tiranë, në një lidhje skype për Report TV në emisionin 'Repolitix' u shpreh se mbi 100 punonjës e kanë të pamundur ardhjen në punë, pasi jetojnë larg dhe nuk i kanë kushtet e transportit.

''Situata është e qetë në krahasim me para dy-tri javësh dhe po mundohemi që të mësohemi. Kompania jonë ka 450 punonjës, nga të cilët 350 janë në punë, 100 të tjerë kanë vështirësi të paraqiten në punë për shkak të transportit. Ne nuk kemi bërë shkkurtime aktualisht, janë fushata të limituara ato që kanë probleme por këto persona janë shumë pak dhe po përpiqemi të mos humbasim punonjësit tanë''-theksoi menaxherja Grabocka

Grabocka gjithashtu shprehet se është e pamundur që punonjësit të punojnë nga shtëpia, pasi komunikimi i tyre me klientet përfshin një mundësi transaksioni me kartë krediti dhe për arsye të mbrojtjes së klientëve lejohen të punonjnë deri në 20 punonjës nga shtëpia dhe jo më shumë. Dhe keta 20 punonjës i përkasin administratës.

''Eshtë e pamundur që një punonjës të punojë nga shtëpia, sepse ne kemi një specifikë të veçantë, pasi kryejmë transaksione me kartë krediti dhe prekim të dhenat e klientëve, për të cilat ne si kompani jemi të çertifikuar, kemi disa standarte që jashtë mureve të kompanisë nuk mund të ndiqen. Eshtë një numër i vogël që lejohet të punojë nga shtëpia. Kompania jonë ka nevojë për punonjës, pasi kemi mungesa. Po perpiqemi të punojmë me turne që të respektojmë distancën e punonjësve. Punojmë nga ora 08:00-20:00 me turne të alternuara. Kërkesat tona për institucionet, gjeja kryesore eshte transporti që na nevojitet dhe leja e punonjësve të cilët kanë mbetur nëpër rrethe të tjera. Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për transportin, për autorizimet dhe të gjejmë një zgjidhje për lëvizjen. Për shkak të krizes që ka Italia, si klienti jonë parësor dhe ne kemi vështirësi në biznes''-tha Grabocka

Për punonjësit e kësaj kompanie problemet jane të shumta në këtë pandemi globale. Më kryesorja problematikë mbetet transporti, pasi duhet të ecin në këmbë edhe për afro 1 orë, që të arrijnë në punë. Ata nuk ndihen aspak të frikësuar, pasi masat në këtë kompani janë marrë në maksimum, ku sipas punonjësve, ato pajisen me pajisjet mbrojtëse sapo shkojnë në punë, duke i ndërruar maskat apo dorezat 2 herë në ditë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës