Menaxhimi i gazetarëve, mungesë
në tregun mediatik shqipta

Menaxhimi i gazetarëve, mungesë<br />në tregun mediatik shqipta
Nevoja  për krijimin e një sistemi të menaxhimit cilësor, për një kod të mirëfilltë etike, për strategji rreth rekrutimit të  gazetarëve dhe politikat editoriale të ndjekura nga drejtuesit e mediave në Shqipëri, ka qenë fokusi i modulit të radhës mbajtur në departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer.

konferenca gjermano-shqiptare
 
I ftuar  në këtë konferencë, Prof.Dr Vinzenz Wyss, solli shembuj konkret sa i përket menaxhimit të gazetarisë në Zvicër. Ai theksoi rëndësinë e pasjes së një  sistemi transparent  menaxherial të rekrutimit të gazetarëve nga ana e agjencive mediatike.
 
Gjithashtu e ftuar në këtë konferencë ka qenë edhe drejtuesja e “Free and Fair  Media gruop”, Alba Malltezi, e cila ndau eksperiencat e saj në  rekrutimin dhe menaxhimin redaksional në televizionin A1 Report dhe në gazetën Shqiptarja.com. Në vlerësimin e Alba Malltezit, fenomeni i tkurrjes së pasionit për gazetarinë si profesion nga studentët dhe gazetarët e rinj është në rritje.

konferenca gjermano-shqiptare

Shumë gazetarë të rinj dorëzohen lehtë ndaj kërkesave, fluksit, dhe trysnisë fillestare të punës së gazetarit. Për tu theksuar vlen edhe iniciativa e ndërmarrë nga ky grup mediatik për të trajnuar  gazetarin multimedial, çka nënkupton, që  përveç raportimit të thjeshtë, reporteri duhet të jetë  i aftë të përdorë mjetet e teknologjisë për të raportuar dhe jo vetëm.

konferenca gjermano-shqiptare
 
Për të rrëfyer eksperiencën e tij në menaxhim, i pranishëm ka qenë edhe drejtori i informacionit në ABC News, Armand Shkullaku. Ai solli dallimin mes kulturës menaxheriale në Kosovë dhe asaj në Shqipëri. Disa nga problematikat që Shkullaku u kujdes të vinte në dukje, ishin mungesa e lirisë editoriale për shkak të interesave të pronarëve të medias dhe mosekzistenca e një stili dallues mes reporterëve shqiptar.

Konferenca është moderuar nga Dr. Jonila Godole, e cila nëpërmjet studimit të saj ka servirur për të pranishmit të dhëna që ilustronin lirinë e gazetarit për të përzgjedhur lajmin duke shënuar shifra si 45%.Sipas studimit të Dr. Godoles, kjo autonomi është paradoksale me realitetin e përditshëm të gazetarëve. Godole e sheh këtë aspekt nën intepretimin se autonomia nuk mungon, por është funksionale veçse nën kufijtë e politikave redaksionale ose politikës së vetë pronarëve të medias.

konferenca gjermano-shqiptare
 
Duke vijuar më pas në fjalën e saj Dr. Jonila Godole na tregon se sidomos gazetarët që paguhen më pak (mesatarisht 46.000 lekë) dhe që janë kryesisht të rinj në moshë dhe profesion deklarojnë se dëshirojnë të ndryshojnë profesion në të ardhmen. Në përgjithësi një numër i madh gazetarësh e shohin gazetarinë si një trampolinë për punë, apo karriera të tjera alternative.

Takimi i mbajtur në ambientet e fakultetit të Histori -Filologjisë , është takimi i tretë i rradhës, në vazhdën e një bashkëpunimi të ngushtë mes fakultetit dhe fondacionit gjermano-shqiptar Konrad Adenauer. Qëllimi i këtyre seancave është të ofrojë një klimë bashkëpunimi mes studentëve, shkollës, profesionistëve të gazetarisë dhe medias duke sjellë në fokus problematikat e tregut mediatik shqiptar.



Redaksia Online
(xh.k/ak/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë