Jo vetëm një profesioniste e talentuar, por edhe një kuzhiniere e shkëlqyer. Drejtoresha e Shkollës së Baletit, Blerina Arbana, tregoi sot talentin e saj të dytë në kuzhinën e emisionit ‘Rreze Dielli’, në Report Tv.

“Më pëlqen gatimi, sidomos të shtunave e të dielave, pasi gjatë javës jam shumë e zënë. Ne jemi çfarë hamë. Duhet të hash shëndetshëm”, tha ajo.

Fjalëpak dhe shumë punëtore, drejtoresha e nisi këtë ditë larg të qenit zyrtare, teksa përveshi mëngët dhe gatoi me shumë dashuri ‘tavë dheu me mëlçi’ dhe ‘spageti karbonara’. Në vetëm pak minuta kohë, Blerina përgatiti dy super-pjata, jo vetëm në pamje, por edhe në shije.

Më tej, drejtoresha bëri dhe një falënderim të veçantë, që shkoi pikërisht për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për kushtet e reja të krijuara në Shkollën e Baletit.

“Në Shkollën e Baletit punohet nga mëngjesi në darkë, me kushtet e reja, që janë të mrekullueshme. E falënderoj nga shpirti  Erion Veliajn, që vjen shumë shpesh dhe na ka krijuar kushtet”, theksoi Blerina. 

VIDEO/Emisioni gatimit në Report TV, zonja Tefta gatuan me Blerina Arbanën

d.c./shqiptarja.com