Menopauza, të vërtetat e pathëna, gabimet që po ju vrasin! Altin Joka: Ushqimet dhe kurat më efikase

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti i njohur nga Suedia Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, i cili foli për menopauzën. Çfarë ndodh në trupin e një gruaje gjatë menopauzës, regjimi ushqimor që duhet ndjekur dhe disa këshilla natyrale për të zvogëluar efektet anësore që kjo fazë sjell.

”Së pari menopauza është një proces biologjik dhe shumë i natyrshëm, në momentin kur çdo grua i ndërpret përfundimisht menstruacionet, ajo ka arritur në këtë fazë të jetës” e nis kështu bisedën në studio Altini, duke shtuar se kemi një ndryshim të madh të niveleve hormonale, të cilat kanë transformime të shpejta.

”Sot të kalosh në menopauzë është një stres i madh, kjo e parë dhe nga demagogjia e preparateve, por dhe nga stili i jetesës që gratë kanë kaluar gjatë gjithë jetës së tyre.Të gjitha gratë që do të abuzojnë gjatë jetës së tyre me sheqerin, kripën, kafenë, cigaren, ushqimet jo të pasura me vlera ushqimore, me pijet me gaz, pijet energjike apo suplemente që merren gjatë shtatzanisë, mungesa e aktivitetit dhe jeta sedentare, pasojat do i vënë re më vonë” thekson Altini.

”I pari që dëmtohet gjatë procesit të para menopauzës, është sistemi endokrin, që është balancimi kryesor hormonal, duke filluar nga hipotalamusi, timusi, gjëndrat tiroide” shtoi Altini, duke theksuar se pas menopauzës nisin dhimbjet e kyçeve, të tensionit, gurët në temth, apo guret në veshka, obeziteti dhe kanceri i gjirit apo i vezoreve.

”Çdo grua nuk duhet të neglizhojë, që të parandalojë sa nuk është vonë komplikacionet gjatë menopauzës. E keqja vjen gjithmonë nga goja, ushqimi është ai që dëmton menopauzën si proces normal i trupit, duke sjellë komplikacione”.

Nëse sistemi ynë endokrin do të punojë si ekip, do të kemi më pak problematika. Ulja e estrogjenit ndikon tek hipotalamusi që rregullon temperaturën e trupit tonë duke sjellë afshe të nxehta dhe pasoja për trupin e një femre. Por çfarë duhet të shtojmë në regjimin tonë ushqimor gjatë kësaj faze?

“Së pari duhet të konsumojmë të gjithë perimet krucifere, si lulelakra, lakra, brokoli, lakrat e brukselit, lakrat jeshile, ushqime me nivel të lartë të vitaminës D, perimet me nivel të lartë fibrash, nivele të larta të vitaminës C, vitaminës K, sallatat, ushqimet me fitoestrogjen, pra estrogjen me bazë bimore. Rrushi, shega, lakrat e kuqe gjithashtu janë shumë të mira, por dhe molla, pjeshka, dardha, element të vitaminës F dhe E. Vaji i susamit, vaji i arrës, vaji i avokados, vaji i ullirit, vaji i lirit, arroret, farat e kungullit dhe farat e lulediellit, por duke eleminuar dhe nivelin e karbohidrateve të thjeshta, si brumërat. Duhet të ulim nivelin e vitaminave shtazore e duke ngritur nivelin e proteinave bimore, pa harruar sojën dhe tofunë dhe konsumi i lules së basanit apo gjethet e mjedrës së kuqe, tërfili i kuq apo çajin e sherebelës si dhe çaji valerian për qetësi mendore, pa harruar boronicat e freskëta dhe bajamet” theksoi nutricionisti duke shtuar se është shumë i rëndësishëm hidratimi dhe konsumimi i sa më shumë ujë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve