Merkato/ Mourinho nuk dorëzohet, Manchester United në sulm për Perisic, Tare 2 goditje
Ivan Perisic mbetet në mendjen e Jose Mourinho. Sipas “Daily Mirror”, Manchester United ka ndërmend të hidhet sërish në sulm për 29-vjeçarin nënkampion bote me Kroacinë.
Murinjo
Ivan Perisic mbetet në mendjen e Jose Mourinho. Sipas “Daily Mirror”, Manchester United ka ndërmend të hidhet sërish në sulm për 29-vjeçarin nënkampion bote me Kroacinë. Ashtu sikurse vitin e kaluar, Interi po reziston me çdo kusht dhe nuk pranon të hyjë në bisedime për një ofertë më pak se 60 milionë paund, ose 67 milionë euro. Një shifër të tillë Mourinho nuk do të hezitonte ta shpenzonte për Perisic, sepse të njëjtën shumë pritet ta përfitojë nga shitja e Anthony Martial (madje e vlerëson francezin 77 milionë euro). Martial u pëlqen skuadrave të tilla si Chelsea, Paris Saint Germain, Bayern Mynih dhe Tottenham. Pikërisht Spurs-at, sipas mediave angleze, janë më afër lojtarit. United mund të pranojë një shkëmbim mes Martial dhe Toby Alderweireld, të cilin Tottenhami e vlerëson 55 milionë paund.
2 goditje nga Tare
Igli Tare ka arritur të sigurojë shërbimet e dy futbollistëve me eksperiencë, gjatë pasdites së të shtunës. Ish kapiteni i Fiorentinës, mesfushori kroat Milan Badelj dhe lojtari i Sevillia, Joaquin Correa janë dy lojtarët e rinj të Lazio. Badelj u largua nga Firenze si lojtar i lire dhe cilësohet nga media italiane si një tjetër “goditje” në merkato nga Tare. Kroati do të firmosë për 4 vite me skuadrën e Simone Inzaghit dhe do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër Tare arriti të mbyllë edhe marrëveshjen me Sevillan, për transferimin e futbollistit argjentinas, Joaquin Correa, për të cilin do të paguajë 16 milionë euro. 24-vjeçari luan prej dy sezonesh në Andaluzi dhe në 47 takime, ka shënuar 5 gola. te ai, Tare dhe inzaghi shikojnë zëvendësuesin ideal të Felippe Anderson, pasi Correa e njeh mirë Serinë A, ku ka luajtur me Sampdorian në sezonin 2015-2016. Pas dy lojtarëve me orgjinë shqiptare Riza Durmishi e Valon Berisha dhe mbrojtësit Acerbi, Tare bën kështu dy goditje të tjera në merkato shumë të rëndësishme për klubin bardhekaltër.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
62.3%
-
Mjaftueshëm
30.7%
-
S'kam mendim
7%
Vota total: 1642
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Spektakël në 'Anfield', Liverpool barazon 2-2 kundër Man. United! Të kuqtë komodë në krye të Premier League
5 Janar, 19:34
-
GOLAT/ Amorim s'është ilaçi, Man. United prek fundin! Edhe Chelsea e mbyll vitin me humbje
31 Dhjetor 2024, 08:45
-
GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye
27 Dhjetor 2024, 09:01
-
Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje
23 Dhjetor 2024, 16:11
-
GOLAT/ Liverpool i shënon 6 herë Spursave, kryeson Premier Leaguen! Man. United për turp, humbet në shtëpi! Wolves 'kafshojnë' Leicesterin, Everton paqe me Chelsea
22 Dhjetor 2024, 17:06
-
VIDEO/ Spektakël me shtatë gola, Tottenham eliminon Man. United nga Kupa e Ligës
20 Dhjetor 2024, 10:20
-
Angli/ Tragjike në derbi, tifozi sëmuret në stadium gjatë Man. City - Man. United dhe ndërron jetë
16 Dhjetor 2024, 18:16
-
GOLAT/ United përmbys 1-2 Cityn në derbin e Manchesterit, 'Qytetarët' në krizë! Chelsea fiton dhe sheh nga kreu, shkëlqejnë Spurs
15 Dhjetor 2024, 22:01
-
Europa League/ Lazio i jep leksion Ajaxit në Amsterdam dhe merr kreun, fitojnë Roma e Anderlecht! Një skuadër eliminohet dy javë nga fundi
13 Dhjetor 2024, 09:01
-
Juventusi kërkon të kthejë Osimhen në Serie A, konkurrencë nga PSG e United
11 Dhjetor 2024, 16:07
-
Premier League/ Stuhia shtyn derbin Everton - Liverpool, Man. City ndalet 2-2 në Londër! Fitojnë Aston Villa dhe Brentford, Man. United mposhtet 2-3 në shtëpi
7 Dhjetor 2024, 16:00
-
Armando Broja rikthehet pas 7 muajsh, Everton fiton 4-0! Man. City ‘shkelmon’ krizën me tre gola, Liverpool 3-3 mes dramës! Arsenal thyen 2-0 Man. United, Chelsea me hapa kampioni
5 Dhjetor 2024, 08:31