/ATSH-ANSA/ - Përderisa Rusia nuk u pëmbahet vlerave të përbashkëta, ajo nuk mund të kthehet në G8, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë në ndërhyrjeje në Bundestag.
Merkel iu referua samitit të ardhshëm të G7-ës, që do të zhvillohet në Elmau, Gjermani, në fillim të qershorit.
"Bëhet fjalë për një komunitet që bashkëndan vlerat e lirisë, demokracisë, shtetin e së drejtës, respektin ndaj sovranitetit të vendeve si edhe integritetin territorial", deklaroi Merkel.
"Mënyra e reagimit të Rusisë nuk është në sintoni me këto vlera", theksoi ajo.