Mero Baze: Gazment Bardhi si Ymer Dishnica në Mukje

Mero Baze: Gazment Bardhi si Ymer Dishnica në Mukje

Gazment Bardhi

Ymer Dishnica ishte komunisti më pro-perëndimor i Partisë Komuniste Shqiptare nga themelimi derisa e dënuan pas vitit 1946. Ai udhëhoqi bisedimet për Marrëveshjen e Mukjes në vitin 1943, mes Partisë Komuniste dhe Ballit Kombëtar, ku u ra dakord të luftohej kundër fashizmit dhe çështja e pushtetit të kalonte në plan të dytë pas luftës. Madje në marrëveshje kishin rënë dakord të luftonin dhe për çështjen kombëtare, që ishte problem i Kosovës, në kuadrin e bashkëpunimit.

Enver Hoxha e lavdëroi ditën e parë marrëveshjen.

Pas disa ditësh i tërhoqën vëmendje të dërguarit jugosllavë dhe i shpjeguan rreziqet e ndarjes së pushtetit me Ballin, dhe akoma më shumë përzierjen në Kosovë, dhe ai e denoncoi marrëveshjen. 

Njeriu që u fajësua për marrëveshjen ishte Ymer Dishnica, i cili dy ditë më parë u lavdërua kur e nënshkroi.

Tani Gazment Bardhi rrezikon të ketë fatin e Ymer Dishnicës, por pa pasojat e tij.

Sali Berisha (Enveri ynë), ja ka miratuar marrëveshjen, pasi i duhej doemos një moment përfillje nga shumica dhe bashkësia ndërkombëtare, pas shpalljes “non grata”. 

Këtë ishte gati ta blinte me çdo çmim. Dhe e bleu me shuarjen e revolucionit dhe kthimin në normalitet në Kuvend. Detajet e tjera janë justifikime. As socialistët nuk i kanë ofruar ndonjë gjë që nuk u takonte, dhe as ata nuk kanë marrë ndonjë gjë që e kanë kërkuar me ngulm. Madje akoma nuk dinë se çdo marrin simbolikisht.

E gjitha çfarë kanë marrë, është përfillja e Sali Berishës.

Tani përfillja e Sali Berishës nuk do të jetë proces, por ishte një moment, që ndërkombëtarët dhe socialistët e përdorën për të rikthyer normalitetin në Kuvend dhe për të kthyer sherret brenda opozitës.

Është një histori që nuk mban gjatë. Berisha pas kësaj do të vazhdojë të jetë i izoluar dhe me një proces penal të ri dhe të rëndë në horizont, që ka lidhje me 21 janarin. Atij do t’i duhet të shpikë prapë revolucion, me shpresë që ta përfillin përsëri.

Dhe në këtë rast do t’i duhet të shpallë armik Gazment Bardhin, si Ymer Dishnicën për Marrëveshjen e Mukjes.

Kjo do të rikthejë gjallërinë e “Rrugicës së Shpresës”, duke u justifikuar se Doktorin e tradhtuan përsëri, por ai nuk i fali.

E vërteta është se Berisha ka qetësuar makthin e tij me këtë marrëveshje, natyrisht duke i hedhur ujë revolucionit e mosbindjes civile. Por në fund të fundit dhe ato në funksion të përfilljes së tij ishin. Kështu që quhen që e kanë kryer misionin.

Nëse opozitarët mendonin vërtet se po bënin revolucion për të përmbysur Edi Ramën, apo për të ardhur në pushtet, është problemi i tyre që besojnë gënjeshtrat e veta. Berisha u ka bërë thirrje për hallin e vet dhe atë e zgjidhi pjesërisht. 

Tani kur të ketë hallin tjetër të radhës mund t’i thërrasë prapë. 

I vetmi dëm është që do zëvendësojë Ymer Dishnicën me Koçi Xoxen, d.m.th Gaz Bardhin me Salianjin. Dhe pastaj e ka radhën Salianji të ndëshkohet për marrëveshjen e radhës. Gjithnjë për hallin e Berishës./ Tema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja