Mero Baze: Dy turistët italianë i kemi vrarë të gjithë nga pak

Mero Baze: Dy turistët italianë i kemi vrarë të gjithë nga pak

Dy turistët italianë që humbën jetën në aksident

Aksidenti fatal i dy të rinjve italianë në Ksamil është lajmi më i keq i sezonit. Dhe bëhet akoma më i keq, kur vrasësit nuk janë thjesht dy adoleshentë, por kultura jonë e paligjshmërisë, kur dy adoleshentë marrin makinën dhe lëshohen pa asnjë lloj frike rrugëve të zonës më të ngarkuar me trafik në Republikë, në këtë muaj.

Vrasja e dy turistëve italianë është dhe një krim tipik i kulturës sonë antiligjore, ku prindërit e kanë për nder që fëmijët marrin veturën në rrugë ende pa marrë patentën dhe akoma më keq, marrin me vete në veturë dhe shok të tyre.

Ndëshkimet në këtë rast duhet të jenë jo vetëm për fëmijët, por dhe për të zotin e veturës që ua ka dhënë fëmijëve, dhe prindërit e tyre.

Dy turistët italianë janë vrarë, nuk janë aksidentuar. Ata kanë qenë në rrugën e tyre dhe dikush ua ka prerë jetën në mes, thjesht nga papërgjegjësia e familjeve shqiptare, shoqërisë shqiptare dhe rendit publik. I kemi vrarë të gjithë nga pak. Dhe është pikërisht ndëshkimi që i japim turizmit tone, pikërisht nga veset tona.

Shkarkimi i shefit të qarkullimit të Sarandës është një masë e padobishme. Nuk e di kush është, por problemi që ka qarkullimi në Sarandë dhe Ksamil në verë nuk ka lidhje me 5 policë që ka Saranda.

Saranda dhe Ksamili kanë nevojë për një status të ri të policisë bashkiake gjatë sezonit veror dhe natyrisht për forca speciale shtesë, për të disiplinuar qarkullimin.

Disa herë Bashkia e Sarandës e ka kërkuar këtë nga Ministria e Rendit në vite, por nuk i është miratuar.

Këtë status aktualisht e ka vetëm Tirana. Vetëm në kryeqytet policia bashkiake mund të disiplinojë trafikun, të vendosë gjoba dhe të marrë nën kontroll trafikun kur ka krizë.

Së pari, kjo duhet të kthehet në ligj. Gjithë zona bregdetare e Shqipërisë në verë duhet që të konvertojë policitë bashkiake me kompetenca të policisë së qarkullimit rrugor dhe të marrin nën kontroll trafikun.

Rrugët e Sarandës dhe Ksamilit, përveçse të ngushta dhe të papërgatitura për këtë fluks, vuajnë dhe kulturën e banorëve vendas, të cilët ende nuk e kuptojnë se çdo të thotë të parkosh 5 minuta mes të rrugës, sa të blesh bukë apo të pyesësh komshiun si ka fjetur mbrëmë. 

Kultura sedentare e 9 muajve të dimrit në një qytezë bosh pa trafik, në verë kthehet në kancer për trafikun.

Shtoji kësaj dhe arrogancën e një pjese të turistëve që vijnë nga emigracioni për të demonstruar makinën apo statusin e ri të njeriut me lekë, dhe situata aty bëhet e papërballueshme.

Aq pak policë sa ka Saranda, Lezha apo Kavaja për sezonin e plazhit, janë të papërfillshëm, nëse nuk angazhohen forca të reja.

Së fundmi, kjo ngjarje ashtu si aksidenti i vitit të shkuar në Llaman, duhet të kthehet në një precedent të ndëshkueshmërisë së lartë, duke ngritur në një standard tjetër ndëshkueshmërinë për përgjegjësinë familjare, shoqërore dhe ligjore për adoleshentët që përkëdhelen duke i kthyer në kamikazë rrugëve të Shqipërisë. 

Nuk i kanë vrarë vetëm ata adoleshent turistët. Të gjithë i kemi ndihmuar vrasësit me kulturën tonë antiligjore në trafik, me tolerimin e paligjshmërisë dhe mbi të gjitha me mungesën e frikës nga ligji në raste të tilla.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Giuseppe: 25/08/2023 16:35

    Ndaj analizën e gazetares, jam një italiane e ardhur me pushime në Shqipëri në Sarandë dhe me motor, së bashku me mua vajzën time si pasagjere. U ktheva mëngjesin e sotëm, u nisa nga Igumenica dhe shkova në vendin e aksidentit ku humbën jetën dy djemtë italianë 13 orë më vonë. Do t'ju tregoj shkurt per eksperiencen time ne Sarande, ne mbremje ka djem qe ngasin makina te fuqishme neper rruget e qendres te bllokuara plotesisht nga trafiku dhe u pelqejne te shpejtojne ne ato pak metra hapesire, madje te bejne ndalesa te papritura per te ndaluar makinen. para se të godasë atë përpara. E bëjnë për argëtim dhe për të qeshur, por ndërkohë njerëzit tremben. Shumë nga këta fëmijë duken si të mitur duke gjykuar nga fytyrat e tyre, që do të thotë se ata po drejtojnë pa leje. Në këtë pikë pyes veten për rolin e luajtur nga babai dhe nëna e këtyre fëmijëve. Një gjë është e sigurt, nuk është e drejtë që përballë shumicës së shqiptarëve të matur dhe të sjellshëm, një numër i vogël kllounësh duhet të prishin imazhin e një vendi dhe aq më keq të humbasin jetën njerëz që kishin ardhur për të kaluar disa të shkujdesur. ditë në Shqipëri. Kjo mund dhe duhet të shmanget. Burgu nuk është mënyra e vetme, nëse prindërit i besojnë një makinë një fëmije pa leje drejtimi, atij prindi të pamatur i konfiskohet makina dhe vendoset një gjobë shumë e rëndë. Në pak muaj ky problem do të zgjidhej përfundimisht. Faleminderit mbrëmje e mirë Përshëndetje. Jozefi

    Përgjigju
  • minushe: 25/08/2023 10:32

    shkrim i drejte! pergjegjesi familjare se adoleshentit nuk i jepet makina pa mbushur moshen ...te keta te papergjegjshmit si gjen gje...por marrin ne qafe jete te pafajshem njerezish... si ai adoleshti ne autostrade djali i biznesmenit te pirunjve qe shoi nje familje te tere qe po shkonte per pushim...... edhe ne Tirane ne zonen e astirit i japin si te cmendur...ku eshte policia?? apo i mbron duke shkarkuar nje njeri kot ..........duhet rregulluar sistemi!masa te rrepta per adoleshentet!

    Përgjigju
  • Tironci: 24/08/2023 23:13

    E njejta situate ne Golem ! Policia e Shtetit pothuaj inekzistente ! Ajo Bashkiake nuk duket askund ! Shume shpesh edhe ne keto rruge,te banuara dhe me shume levizje pushuesish, makinat me shpejtesine ne "gaz derrase" ! Rrezikshmeri dhe turpi yne ! Tironci

    Përgjigju
  • Elio: 24/08/2023 22:21

    Ndoshta nga te paktat here qe bie dakort me z. Baze, por edhe me z. Bollino per nje problem qe ka ngritur para pak kohesh ( po e shpjegoj me poshte). Të gjithë i kemi ndihmuar vrasësit...jo vetem per arsyet qe rendit z. Baze, por edhe per faktin qe rrime e bejme 'sehir' per problemin qe ngriti para pak kohesh z. Bollino per mungesen e nderhyrjeve te nje Specialiteti te caktuar ne Spitalin Publik ( i paguar nga Taksapaguesit Shqipetar, dhe z. Bollino, Baze, Une, e te gjithe me me radhe), ishte rasti i aktorit te nderuar G.F. Tani ceshtja eshte ( shpresoj te jem i gabuar), a ka perfocim personeli shendetsor ( mjeke emergjence, infermier), dhe mjete logjistike ndihmese ( ambulanca&mjete te tjera), ne vendet per perqendrim te larte turistash ne periudhen verore ? Dhe nese ka perforcime, a jan ne proporcjon me shtimin e numrit te Turisteve? Nuk dua te bej polemika, as te ngre hipoteza por ndoshta, me masa shtese ndonje jete me shume edhe mund te shpetohet... Eshte koha per te ngritur zerin edhe per keto ceshtje qe na prekin te gjitheve, kam mendimin se z. Bollino mund te bej nje krahasim te lehte se si ndodh ne Itali ne periudhen verore ( shtimi i Medici di Emergenza Territoriale apo Punti di Primo Intervento). Rasti konkret eshte nje rast i rende, por per fat te keq ndodhin cdo dite raste dhe me te lehta, dhe sinqerisht me gjith respektin qe kam per personelin mjekesor ne Shqiperi e shoh me shum rezerva efikasitetin e Spitaleve Rajonale apo Bashkiak me kete loj fluksi. Une per vete nuk besoj tek Superheronjte, por tek shkencat ekzakte. Jo vetem d Dy turistët italianë i kemi vrarë të gjithë nga pak por Gjithe 'turistet' e kesaj bote po i vrasim nga pake dite per dite...flm

    Përgjigju
    • Futtop: 25/08/2023 05:22

      Turistat e bëjnë nga qefi dhe paraja e tepërt dhe ndonjëherë hanë dhe kokën kur janë naivë. Po shqiptarët kush i vret nga pak çdo ditë? Shqiptarët ikin, turistët vijnë se nuk e kuptojnë pse ikin shqiptarët.

  • veton: 24/08/2023 21:54

    Shkrim i sakte por e mira eshte qe ky qelbesir adoleshent dhe familja e tij e ndyre te marin denim maksimal sepse ne zona te tilla shikon shpesh adoleshente qe ngasin makinat...

    Përgjigju
  • Drakoni: 24/08/2023 20:57

    Kultura antiligjore vjen ngaqe ska shtet i dashur se brenda dites behen zap te tere me ligje drakoniane.

    Përgjigju
  • ELEZI: 24/08/2023 19:16

    E dyta ngjarje aksidentale brenda 2 ditesh. Njeri fluturon te diga ku kalojn kembesore dhe sot per fat te keq humbin jeten dy turiste qe kishin ardhur per qejf. Klasifikojeni ne kod rrugor penal si vrasje twrroriste qe te ndergjegjesohen te tjeret

    Përgjigju
    • A. N.: 24/08/2023 21:21

      Sot isha tek diga dhe akoma nuk arrij te kuptoj cmendurine njerezore qe arriti te beje ate veprim te tille.

  • Fifa: 24/08/2023 18:42

    Ata vranë veten prandaj erdhën në Shqipëri se u mashtruan nga propaganda në media që u tha Maldivet e Europës e u bëri gropën. Mos ja faturo fajin të gjithëve, është individuale thotë Rama

    Përgjigju
    • emri: 24/08/2023 19:26

      fiks e ke thene .... se nje turist ecen me motor ne nje rruge qe te gjithe e dime eshte vdekje 50-50, dhe ne veme kujen?! po na vrasin neve perdite, a po na bie mendja per turistet qe vijne nga qejfi, e qe sna e vret shume a jane te mirinformuar a keqinformuar per cmimet ne kete vend. definitivisht te keqinformuar se asnje nuk u thote: mund te lesh dhe koken ... pertej adriatikut.

  • Kujdes ju kembesoret: 24/08/2023 18:32

    Nje popullsi heterogjene ku pjesa me e madhe kane zbritur nga malet e me dhune kane zaptuar trojet publike kane detyruar edhe shtetin te jap doreheqjen dhe te amnistoje anti ligjin. Ligji ne keto troje eshte nje cope leter e pa vlere dhe ngjarje si kjo nuk shqetesojne asnjeri. Bla!Bla e shko pertej!

    Përgjigju
    • Italia si moter: 24/08/2023 19:41

      Po mire mo te uruar ju komentues qe nuk dini te arsyetoni po keta shqiptaret e shkrete ketu ne Itali qe vdesin me aksidenye ,te gjithe Italianet i vrasin ?turp per komentuesit drite shkurter .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës