Mero Baze: I treti në bronx

Mero Baze: I treti në bronx

Tedi Blushi

E para ra dëshmore, “Alenca për Mbrojtjen e Teatrit”. Pasi nuk ja doli dot të mbronte Teatrin, ata vazhduan betejën dhe përfunduan në një skuadër truprojash të Berishës kundër Lulit. Dhe tani të vetmen trashëgimi kulturore që po mbrojnë është trashëgimia politike e Berishës në PD, të cilën e konsiderojnë të rrezikuar nga SPAK.

Kështu beteja e tyre katër vjeçare me Veliajn përfundoi në betejë kundër SPAK, i cili për paradoks ka arrestuar më shumë njerëz të Veliajt, se të partisë së tyre.

Dëshmori i dytë i kësaj beteje ishte Belind Këlliçi. Beteja e tij për të fituar Tiranën, kishte paradoksin e madh, pasi ishte caktuar paraprakisht si “dëshmor”. 

Ndërkohë që ai besonte se do fitonte duke bërë fushatë nëpër Tiranë, Berisha ishte dukshëm i distancuar prej tij, duke përhapur fjalë se u gabuam me kandidatin, ndërsa Shkëlzen Berisha bashkë me “prestanomet” e tij negocionin kate kullash, të cilat po zbardhen pak nga pak.

Dhe ai tani ka përfunduar të ngjisë fletërrufe në dyert e SPAK, të cilit në fakt duhet t’i vërë ‘fletërrufe’ pse nuk heton financuesit e kullave. Por për atë gjë nuk ka leje. Fushata e tij tremujore para Bashkisë së Tiranës duket se mbahet më shumë në këmbë nga sponsorizuesit financiarë, se sa nga PD, e cila nuk mbledh dot as 20 vetë.

 Duke e parë fushën bosh, Ilir Meta vrapoi të shpallë dëshmorin e tretë kundër Veliajt. Nuk e ka zgjedhur keq. Ky Blushi ka treguar aq shumë devotshmëri ndja tij, sa ta mbush mendjen që dhe mund të vdesë për të. 

Dhe me sa duket është bërë entuziast nga kjo ide dhe dje ka sulmuar me grushta një anëtar të Këshillit Bashkiak. Edhe pse përfundoi në polici pas denoncimit të tij, sot e shpalli se kishte plan për vrasjen e tij, edhe pse vet ai e zuri në befasi armikun duke e qëlluar pas shpine.

Me sa duket e kishte kuptuar se atentatori po bluante në mendje ta vriste.

Sot e shpalli publikisht se atë duan ta vrasin fizikisht. Duke qenë se dy dëshmorët e parë të Veliajt janë të vrarë vetëm politikisht, me sa duket Meta do t’i tejkalojë ata dhe kërkon një dëshmor prej vërteti, që të ketë statujë bronxi. 

Në një farë mënyre ai e do Blushin “të tretin në bronx”. Vetëm kështu ndjehet i qetë që të ketë një kapital me të cilin të hyjë në negociata me Berishën për zgjedhjet që po trokasin. 

Se tani Berisha i ka të gjitha çfarë i duhen, vulën e ka, logon e ka, deputetë servilë ka, dhe ndoshta nuk i duhen aleatë. E vetmja gjë që nuk ka, është një dëshmor në bronx. Këtë që po përpiqet ta ofrojë Meta. “Të tretin në bronx”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501