Mero Baze: Mitingu që provoi se Berisha është një pakicë në opozitë

Mero Baze: Mitingu që provoi se Berisha është një pakicë në opozitë

Sali Berisha

Mitingu i sotëm i Sali Berishës është një nga ato rastet që i shkon shumë fjala e urtë popullore, “të vësh vetulla e të nxjerrësh sytë”. Është rasti kur njeriu e pëson pasi beson gënjeshtart e veta, dhe e pëson.

Gënjeshtra e parë që besoi Sali Berisha, ishte ajo që e mendonte veten shumicë në PD. Duke përdorur një kauzë të ndjeshme, siç janë kauzat nacionaliste, ai shpresoi të bëjë një shou public, për të treguar se është një shumicë opozitare në vend.

Në fakt mitingu provoi se aq sa ishin mbledhur, nuk ishin as sa një e njëzeta e mitingut të fundit të PD para 25 prillit, kur ishin të gjithë bashkë. Po të shtojmë faktin që shumë nga ata që ishin në shesh, ishin dhe të LSI-së, mund të themi qartë sot se Berisha provoi është se pakicë brenda elektoratit të PD dhe mbështetësve të saj. Ata e braktisën dhe nuk shkuan pas tij.

Përpjekja e tij për t’i manipuluar me tematika “patriotike”, siç është vizita e Vuçiqit në Tiranë, nuk funksionoi, duke i bërë kështu një nder që nuk e meriton dhe Vuçiqit.

Gënjeshtra e dytë, që ka të bëjë me militantët e partisë së tij, është pushtimi i selisë. Është e dyta herë që Berisha çon njerëz në oborrin e PD me dyer të hapura, dhe ikin me bisht në shalë. Kjo ndodhi të shtunë, por ndodhi dhe sot. Vetë Berisha kur pa pjesmarrjen e ulët në oborr të PD, nuk shkoi fare aty, por shkoi drejt e në miting në bulevard.

Nga një ultimatum që do merrte selinë që ditën e shtunë, Berisha po e kthen “sulmin mbi seli” si një objektiv kohor pa afat. Kjo ka koston e saj tek ata që e besuan se vërtet do ta pushtonte selinë qysh të shtunën. Dhe prej kësaj gënjeshtre po e pëson.

Gënjeshtra e tretë i doli në fund të mitingut, kur zakonisht liderët flasin për suksesin e mitingut. Berisha në fund të mitingut nuk kërcënoi më as Vuçiqin, as Edi Ramën, por Lulzim Bashën, duke e kërcënuar se duhet ta njohë si shumicë.

Pra pa dashje zbuloi atë që dinë të gjithë, që nuk ishte një miting kundër Ramës dhe Vuçiqit, por një miting kundër Bashës. Por meqë gjithçka nuk shkoi siç donte ai, në fund e humbi qetësinë dhe zbuloi përse i kishte thirrur njerëzit në shesh, duke paralajmëruar Bashën se duhet të respektojë “shumicën” e tij.

Pas mitingut, bilanci i tij është dhe më i keq se para mitingut. Pas mitingut, ai është një populist i braktisur, një kandidat për kryetar PD-je që nuk e njeh njeri, dhe një shantazhues pa dhëmbë në gojë, që mendon se duke kërcënuar, do të ketë sukses.

I vetmi sukses i tij ishte gjesti i një militanti që i këputi një copë flamurit të Serbisë, mbi një shtyllë. Por dhe për atë mund ta gjejë belaja në shtëpi, se e pret një grua që e ka flamurin e atdheut të saj dhe nipat e mbesat që e kanë flamur të të parëve të tyre.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 20/12/2021 19:41

    Bravo mero,e ke qendisur...SIC DI vetem ri...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg