Mero Baze: Një rrezik i ri serioz për Arben Ahmetajn

Mero Baze: Një rrezik i ri serioz për Arben Ahmetajn

Arben Ahmetaj

Me sa duket Arben Ahmetajt nuk i mbarojnë kusuret vetëm me drejtësinë. Tani ka përsipër dhe një rrezik të ri. Është “përpjekja” e Sali Berishës për ta mbrojtur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj se mos e “vrasin”.

Pak a shumë po ndjek strategjinë që ka ndjekur me vrasjet e 21 janarit. Sapo drejtësia nisi punën të hetonte vrasjet, ai ngriti një Komision Hetimor kundër drejtësisë, kryesuar nga ministri i tij i Drejtësisë dhe zbukuruar nga pasthirrmat e Dash Sulës, sa herë përmendeshin rreziqe për komplote, puç shteti, skenar A, skenar B etj.

Qëllimi, i cili u arrit maksimalisht, ishte që prokurorët të mos hetonin 21 janarin, por të ishin nën presionin e “hetimeve” të tij, ku unë dhe tre kolegë gazetarë ishin të skeduar si “puçistë”.

Pak a shumë po përsërit këtë skemë. Prej dy ditësh i ka prishur pushimet Belindit dhe ish- vartëses së dikurshme të Arben Ahmetaj, që të ngrejnë një “komision hetimor” për këtë çështje, dhe përditë të “dëshmojnë me fakte alternative”, se çfarë ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe se si mund të shpëtojnë jetën e Arben Ahmetajt nga këta dy.

E gjitha kjo do të bëhet natyrisht dhe në emër të Arben Ahmetaj, duke përdorur faktet publike, si fakte të ofruara prej tij, si i rrezikuari i madh.

Natyrisht që tani nuk jemi në kushtet e 21 janarit, ku vrasësi kryesor i katër gardistëve ende nuk është marrë në pyetje për turpin historik të drejtësisë shqiptare.

Tani jemi në kushtet kur SPAK ka shumë më tepër integritet dhe forcë për të hetuar të vërtetat e tij dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas të “vërtetave alternative” të Sali Berishës, që po sillet si avokat i autorizuar i Ahmetajt.

Por tek thirrja e Berishës që SPAK të marrë në mbrojtje Ahmetajn, “pasi i rrezikohet jeta”, duhet bërë pak kujdes. E di që SPAK nuk ka si ta mbrojë Ahmetajn, pasi nuk është dorëzuar para drejtësisë, por ka një mënyrë se si t'ia ruajë jetën. Të mbajë nën kontroll Sali Berishën dhe grupin e tij, pasi atë që thonë me zë të lartë për Edi Ramën, ka shumë shanse ta pëshpëritin me njëri- tjetrin si një skenar për të plotësuar skenarin e tyre të të vërtetave alternative.

Arben Ahmetaj ndoshta nuk ka ndonjë rrezik aq të madh nga drejtësia sa ç’duket, sa çka rrezik nga nevoja që ka Berisha ta përdorë atë. Të gjallë, ose të vdekur!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ernest: 03/08/2023 22:48

    Edi Ramen mund ta akuzosh per cdo gje vetem nje e vertete eshte se Edi Rama nuk vret dhe nuk ka vrare njeri, vrasesit ne Shqiperi njihen ne mbare boten dhe ata jane Sali NON GRATA dhe Like floriri.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 04/08/2023 09:27

      E more sali ti do ta mbrosh berin se jeni te perlyer se djegesat jane lidhur me kontrate qe kur ishit ju ne pushtet ,po me ILDK çfar ke apo te mos zbuloje pasurite qe keni si familje dhe per dallkauket qe te vine nga pas .ti je kanceri i shqiptarve .

    • Arbëri: 04/08/2023 08:09

      Duhet të je i verbuar për ta besuar, ky paguan mil € për t’i zhdukur një nga një. Leri prrallat…

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar