Mero Baze: Përse Basha ka më problem aleancën Rama-Doshi, se sa Berishën?

Mero Baze: Përse Basha ka më problem aleancën Rama-Doshi, se sa Berishën?

Lulzim Basha

Sali Berisha poston çdo ditë nga një foto apo video që I kujton vetes kohën kur ishte në pushtet dhe i adhuruar nga turmat. Herë herë gjen fjali patetike të tij, herë fotografi që e autosugjestionojnë dhe i poston sikur i hakërrehet dikujt që e ka harruar kush është.

Po kujt i hakërrehet?

I hakërrohet Lulzim Bashës?

Ndoshta dhe atij. Por me atë i shkon mundimi kot dhe kur e puth dhe kur e pështyn. Ai ka vendosur të bëj sikur nuk ka punë me hallin e Sali Berishës.

Biles përditë bën nga një gjest që ia ngre nervat. Ja për shembull sot ka bërë një deklaratë të fort. Ka akuzuar Edi Ramën, se ka emëruar inspektor në policinë ndërtimore të Veriut, një person që mendohet se ka lidhje me Tom Doshin. Dhe duket që nga angazhimi politikë ka.

Partia Demokratike ka dal në konferencë për shtyp, dhe akuzon Edi Ramën, se po mbështet njerëz të Tom Doshit që është në listën e zezë të SHBA. Tani nuk jemi ende të qartë nëse Edi Rama po i bën ndonjë nder Tom Doshit, apo i ka marrë ndonjë mbështetës Tom Doshit, por PD është politikisht korrekt kur kërkon llogari për këtë çështje.

Problemi që ka Partia Demokratike është inspektori i ndërtimit që ka lidhje me Tom Doshin, është pak a shumë sikur të ankohet Edi Rama që PD po mban në punë Lulzim Bashën që ka lidhje me Sali Berishën, që është ‘koleg” me Tom Doshin në këtë historinë e listës së zezë, por me akuza më të rënda.

Dhe mendoj se Lulzim Basha e di këtë hall, por bën sikur nuk e ka mendjen dhe bën sikur i flet Ramës të dëgjoj Berisha.

Ndaj hakërrimi i Saliut është i  padobishëm nëse ndaj Lulzim Bashës. Edi Rama do ta ketë shumë malore rrugën e qeverisjes këtë mandat, nëse do të tentoj të flirtoj me Tom Doshin, por PD do ta këtë të mbyllur çdo rrugë, nëse mendon se do të bëj betejë për të mbrojtur Sali Berishën.

Për ironi të fatit Sali Berishës do t’i duhet të mbroj Tom Doshin për të mbrojtur veten, dhe në këtë pikë ai duhet të frymëzojë aleancën Rama Doshi. Por Lulzim Basha duket se është vigjilent, pasi nuk do ta ketë vet atë hall nesër.

Ndaj Berisha i hakërrehet kot me foto e video. Lulzim Basha e di që Berisha mezi mori 1% të votave në kryeqytet, disa herë më pak se djemë dhe vajza të reja që askush nuk i ka njohur dy tri vite më parë. Ndaj nuk impresionohet nga postimet e tij. E vetmja gjë që mund ta vërë në pozitë të vështirë Bashën, është ajo që ai quan aleanca Rama Doshi. Ndaj sot i ka çuar fjalë Ramës mos ta vërë në siklet, se nuk ka si e heq qafe Berishën në shtator, nëse ai ben pazare me Doshin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje