Mero Baze: S 'postimi trevjeçar i karrigeve në PD dhe fenomeni Gaz Bardhi

Mero Baze: S 'postimi trevjeçar i karrigeve në PD dhe fenomeni Gaz Bardhi

Bardhi dhe Basha në parlament

Lulzim Basha nuk është më afër Gazmend Bardhit. Ky i fundit arriti ta s'postoj në rreshtin e fundit në Kuvend, duke përdorur vulën dhe logon që tani nuk e ka më Basha, por Berisha.  

Nëse i hedh një sy lëvizjeve të karrigeve nga viti 2021, kur ka filluar kjo legjislaturë e Kuvendit të Shqipërisë, vendet brenda PD janë ndërruar vazhdimisht. Kuvendi filloi me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar. Kështu për herë të parë Lulzim Basha zboi Berishën nga karrikja afër tij, duke e shpallur deputet të pavarur dhe duke shkuar në fund. Bardhi u afrua në vend të Berishës afër Bashës. Të tjerët u rreshtuan pas tyre.  

Berisha mbeti vetëm dhe doli në rrugë duke krijuar “foltoren e tij. Donte një vend që të mos ja caktonin karriget por ti caktonte përsëri ai. 
Dhe kështu ndodhi. I pari që i iku nga besnikët e Bashës ishte Këlliçi dhe shkoi tek Foltorja. Pastaj Luciano ndërroi vend në kuvend dhe ju afrua Nokës dhe Vokshit.  

Kështu beteja vazhdoi deri më 8 Janar, kur u improvizua beteja fizike mes tyre. 

Beteja u fitua nga grupi i Bashës përballë çetës së Berishës. Grida Dume doli si triumfatore nga kështjella ndërsa Salianji I shau ata “bira kurve” që donin tu merrnin PD me forcë. 

Berisha I shpartalluar dhe I ligështuar nga humbja shëtiste vetëm me Flamurin dhe dhëndrin e tij buzë Lanës që mallkonte Lulzim Bashën se ka marr strajca me lek. 

Aty ndërhyri Ilir Meta dhe shpalli zgjedhjet e pjesshme në disa bashki të Shqipërisë për të provuar që Berisha ishte më I fort se Luli. Dhe ashtu ndodhi. 

Menjëherë pas zgjedhjeve, karriget në Kuvend ndryshuan prap. Deputetja e Sarandës që ishte më e flakta për Bashën kaloi ylberin dhe u afrua nga Berisha. Salianji I cili kishte gjyqin nëpër këmb, po ashtu. Grida e pa të udhës mos të shkonte pas kolegut Berisha por të ikte në Top Channel.  Bardhi po rezistonte sërish pranë Bashës.  

Pastaj erdhën zgjedhjet lokale të 2023 dhe u Basha me Bardhin ranë dakord të abstenojnë në zgjedhje duke mos marrë pjesë me kandidat përveç disave që nuk i pyetën. Me këtë skemë kishin rënë dakord që kur  të mbaronin zgjedhjet të fajësonin Berishën për humbjen e  PD. Bardhi ndërkohë kishte bërë gati dhe gjithë paditë kundër Berishës në gjykatë. 

Zgjedhjet mbaruan Berisha humbi thellë, por prape ja hodhi fajin Bashës. Atëherë Basha u rikthye dhe rimori PD e mbetur. Bardhi I mërzit dhe nuk i fliste më në tavolinë e Kuvendit edhe pse e kishte ngjitur. 

Kjo mëri vazhdoi deri në Janar kur udhëtoi në Mëngjesin e Lutjeve në SHBA me Damianin. Aty u ra dakord që Damiani ta ndihmojë që PS të bëj pakt me Berishën për normalizim të Kuvendit dhe këtë Bardhi t'ia shes Berishës si fitore dhe ai t’ia fal gabimet. Po ashtu do flitej dhe me gjyqtarët që t'ia jepnin Berishës vulën. Ashtu u bë! 

PS ndihmoi Bardhin të pajtohej me Berishën dhe të bëhej udhëheqës pranë tij, duke pranuar të humbiste padit kundër Berishës. Me këtë rast ranë dakord dhe për votat për amnistinë në fund të vitit si dhe reformën zgjedhore që është tërësisht në favor të PS. 

Kështu sesioni i ri e gjeti Bardhin në krye të PD së Berishës dhe Bashën thuajse pa mbështetës. Edhe Alibeaj që ishte në anën tjetër të tij vendosi të ik e të bashkohet me Dash Shehin. 

Në këtë moment triumfalizmi Bardhi vendosi të hakmerret ndaj Bashës dhe ta çoj në fund aty ku Basha çoi Berishën tre vite më parë.  

Nëse këtë film me metrazh të gjatë tre vjeçar e xhiron shpejt të shikosh se si kanë lëvizur karriget në kuvend në krahun e PD, e vetmja gjë që bie në sy është se gjatë tre viteve luftë për karrige, bie në sy vetëm se si ky Gazmend Bardhi nga beteja për të qenë ngjitur me Bashen arriti të shkoj ngjitur me Berishën.  

Por kjo nuk është fitore e tij. Kjo është fitore e Berishës ndaj Bashës. Është një akt cinik I Berishës për ti treguar Bashës që të çoj në resht të fundit me po ata që më çove të ti. Me Gaz Bardhin!  

Nga ana tjetër kjo tregon dhe përse u duhet ngjitur kryetarëve Gazmend Bardhi. 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?