Mero Baze: Vreri, që vjen nga suksesi i turizmit këtë vit

Mero Baze: Vreri, që vjen nga suksesi i turizmit këtë vit

Riviera shqiptare

Kurrë nuk kam parë kaq shumë urrejtje kundër turizmit shqiptar nga një rreth njerëzish në politikë dhe media, që i përkasin politikisht një fluksi opozitar. Së paku dy drejtues opozitar, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë postuar rregullisht plazhe të filmuara pa njerëz. Dhjetëra personazhe histerik rreth tyre, postojnë çdo ditë fatura të shtrenjta të lokaleve luksoze në jug, të tjerë duke stërmadhuar incidente banale, e deri tek përpjekja për të bërë politikë me një vdekje tragjike si ajo e Himarës.

Këtij kori i bashkëngjiten pastaj një tufë delirantësh shqiptarë, që në përpjekje për të njoftuar komshinjtë që kanë shkuar në plazh në Greqi, apo Turqi, postojnë idiotësira që aty janë shezlong-ët falas, madje të japin dhe fruta po t’u shkosh. A thua se shqiptarët nuk e kanë parë ndonjëherë Greqinë këto 30 vjet dhe e kanë zbuluar në vitin 2022.

Dhjetëra veprimtarë të opozitës të njohur si të tillë, nëse ua shikon profilet në rrjetet sociale, kanë çdo ditë garë ku të gjejnë ndonjë çadër bosh për ta postuar, ose ndonjë qese plehrash. Po gjetën ndonjë faturë byreku të shtrenjtë, pastaj merr flakë Shqipëria.

Është e qartë që kjo është një qasje negative me frymëzim politik, më shumë se sa shërbime të paguara nga vendet rivale. Në këtë rast, armiqtë më të mëdhenj të turizmit shqiptar janë disa shqiptarë të dëshpëruar, që kanë moton “pas meje qameti” Dhe atyre u ka ndodhur qameti.

Të vetmit të cilët duket qartazi që kanë një frymëzim financiar, janë disa gazetarë apo media në Kosovë, që paguhen prej agjencive të Kosovës që çojnë pushues në Turqi dhe Mal të Zi, që fillojnë qysh në muajin maj, me propagandë kundër turizmit të Shqipërisë. Në shumë raste ka dhe trillime thjesht raciste, të tipit “kosovarët nuk i pranojnë të hyjnë në Durrës, u lenë autobusin jashtë qytetit”, “Rojet bregdetare nuk e shpëtuan kosovarin që u mbyt në Velipojë”, “Kosovarit i vjedhin lekët në plazh” e marrëzira të tilla. Natyrisht pa harruar përsëritjen e fjalisë që ato 5 eurot e tunelit janë kundër kosovarëve.

Këta i kuptoj. Janë shërbime me lekë. Nuk është se kanë shumë sukses, por e bëjnë detyrën e tyre. Përkundër kësaj tendence, dhjetëra gazeta të huaja, madje dhe rrjetet sociale si “Tik tok”, janë kthyer në guida falas për turizmin shqiptar, duke e rritur në fakt fluksin e të huajve që vizitojnë Shqipërinë.

E vërteta është se turizmi shqiptar ka një rritje përtej pritshmërisë. Por natyrisht që ka një ristrukturim gjeografia e turizmit, dhe një ndryshim raportesh me daljet e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, në raport me dy vitet e fundit që kufijtë ishin të mbyllur.

Por sivjet Shqipëria ka shifrën rekord të vizitorëve të huaj në të gjithë kohërat, për të njëjtën periudhë, dhe fuqizim të shërbimeve turistike të hotelerisë, të cilat janë të mbushura thuajse plot, pa nevojën e agjencive ndërmjetëse, siç ka qenë vite më parë, çka do të thotë më shumë të ardhura për ta.

Shkoni shikoni Golemin, Shëngjinin, Durrësin apo Sarandën dhe ta kuptoni pse ata po bëjnë sivjet me shumë para.Sulmi politik ndaj turizmit, i organizuar kryesisht nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët janë të vetmit qytetarë që nuk kanë pushuar gjithë gushtin, është fakti kryesor pse turizmi ka qenë i suksesshëm.

Duke qenë degë kryesore e ekonomisë që sjell të ardhur atë mëdha në vend dhe tërheq pas degë të tjera, si bujqësia dhe ndërtimi, turizmi shqiptar është kthyer në makthin e tyre, dhe përveç sulmit afatshkurtër ndaj sezonit veror, sulmojnë çdo investim strategjik në truizëm, siç është projekti i Portit të Durrësit, apo ndërtimet e reja në jug të Shqipërisë. Madje dhe rrugët që të çojnë drejt bregdetit janë nën sulm. Më gjeni një vend tjetër në botë, që liderët e opozitës dalin çdo ditë në mes të gushtit të sulmojnë turizmin e vendit të tyre, duke ngjallur terror politik ndaj industrisë më të madhe në vend, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës, që as vilat në Lalëz nuk po i shijojnë nga makthi i suksesit të turizmit.

Makthi i tyre është se të ardhurat e turizmit fuqizojnë ekonominë, e cila gjendet para sfidave të krizës botërore dhe ata nuk do t'ia dalin dot që përmes krizës ekonomike të realizojnë ëndrrat e tyre. Ju siguroj se nëse turizmi do të ishte vërtet keq, Sali Berisha dhe Ilir Meta do ishin dhjetëra herë më të qetë dhe të gëzuar. Do të ishte ëndrra e tyre e realizuar. Shfytyrimi i tyre, urrejtja që u lexohet në fytyrat e nxira jo nga dielli, por nga makthi, tregon se ata duan të bindin veten e më pas mbështetësit e tyre, se po e shkatërrojnë turizmin. Por në fakt po shkatërrojnë veten. Mirë është të pushojnë ca ditë para shtatorit, para se të kthehen në turistë politik në këtë vend.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 18/08/2022 05:32

    Ja dhe fabrika e silazhit me lajme. Tartuf mbete gjithe jeten.

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 17/08/2022 23:31

    E mo Mero. Me mremos kishe folur se je ne konflikt interesi. Duket po i jep nje dore bahkeshortes. Po une e besoj Edi Ramen dhe nese ai deklaron 4 miljon turiste atehere jemi ne shifrat e post pandemise dhe ky eshte deshtim dhe jo sukses. Nuk po e krahasojme me vitin 2019 qe kishim 6.5 miljon turiste dhe as me objektivin e thene nga Kumbato qe te kishim 10 miljon turiste. Me shifra te qeverise po e bej komentin.

    Përgjigju
  • Drini: 17/08/2022 20:51

    Kjo eshte e keqja se per cdo problem ne shqiperi njerzit ndahen ne dy kampe diametralisht te kunderta. Nje kamp e nxin turizmin dhe nje tjeter e e quan pa te meta.Mirpo ka edhe nje pjese tjeter qe jane pushuesit qe nuk duan tja dine per politiken dhe thone te verteten. Kur nje turistti italian ne Dhermi ti ja shet nje shishe ujee 3 euro dhe nje shqiptari 100 leke cfare duhet te themi? Duhet ti vem emrin qe ka - pandershmeri. Probleme ka dhe kritkat e drejtaa ndoshta i ndihmojne ata qe te ven mend per vitin tjeter. Te presim dhe te lexojme pershtypjet qe lene te huajte per plazhet ton gjate kesaj vere.

    Përgjigju
  • Shokutarras: 17/08/2022 20:31

    Jo mor jo nuk jemi ndikuar as nga sala e as nga edi e as nga iliri. I ngaterron njerezit e thjesht me veten qe merr rrog nga partit pas cdo artikulli. E sa per cmimet ne rivieren shqiptare i kemi pare vet, i kemi paguar vet ska nevoj tna thot njeri. Spo ankohet njeri as per durresin e as per lezhen apo velipojen. Vlora deri diku ka opsione. Plazhet publike nuk ekzistojn. Nje dit ke gjiri lalzit te ikin 10.000 lek prinder dy kalamaj. Dhe tragjedit jo vetem qe ndodhin por perseri vazhdon po e njejta situate. Nuk behet turizmi me vila investitoresh strategjik qe i ndertoni per vete e sdini sa keni por resorte. I dashur merhum nuk e ka fajin asnje qe plazhet po boshatisen nga shqiptaret pervec ksaj qeverie antishqiptare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë