Merr 70 mijë € për një vizë kanadeze
e zhduket, arrestohet mashtruesi

Premtonte viza kanadeze kundrejt 70 mijë eurove, bie në prangat e policisë mashtruesi. I arrestuari është Fatmir Alla, lindur dhe banues në Tiranë.

Sipas denoncimit të bërë në polici nga një 44-vjeçar, i identifikuar si Kastriot Caca, Alla i ka marrë shumën e konsiderueshme prej 70 mijë euro në këmbim të një vize kanadeze familjare.

Policia bën me dije se Alla është prezantuar si punonjës i Konsullatës Kanadeze dhe i kishte premtuar 44-vjeçarit se do t’i nxirrte vizë kanadeze familjare pas marrjes së 70 mijë eurove por më pas është zhdukur.

Deklarata e policisë së Tiranës:
Sot më datë 18.10.2016 ora 18.00 nga Seksioni për Krimin Ekonomik Financiar në Sektorin për Krimin Financiar u krye ndalimi me iniciative për veprën penale te “mashtrimit” parashikuar nga neni 143/2 i shtetasit:
• Fatmir Alla i datëlindjes 10.03.1970 lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm, i martuar, me shtetësi dhe kombësi shqiptare. Ndalimi i këtij shtetasi është kryer pasi ndaj tij ka kryer kallëzim shtetasi:
• Kastriot Cacaj, i datëlindjes 19.06.1972 lindur dhe banues në Tiranë me shtetësi dhe kombësi shqiptare i pa dënuar, arsim i mesëm.
Ndalimi i shtetasit Fatmir Alla u bë për faktin se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetasit Kastriot Caca shumën prej 70 (shtatëdhjetë) mijë eurosh duke e mashtruar për nxjerrjen e vizave Kanadeze familjare duke u prezantuar si punonjës i Konsullatës Kanadeze.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion