‘Merr jetë’ edhe kompleksi shkollë-kopsht në Cërrik, standarde europiane dhe ambiente bashkëkohore edukimi

‘Merr jetë’ edhe kompleksi shkollë-kopsht në Cërrik, standarde europiane dhe ambiente bashkëkohore edukimi

Shkolla 'Rushan Qevani' dhe kopshti i ri në Cërrik

Godinat arsimore të financuara nga qeveria për këtë vit kanë shtuar numrin dhe pas asaj të Perondisë në Kuçovë, është inauguruar edhe një tjetër.

Bëhet fjalë për shkollën “Rushan Qevani” dhe kopshtin e ri në Selvias të Cërrikut. Ajo që bie në sy është fakti se është ndërtuar me standarde si një kompleks i mirëfilltë edukimi, i ngjashëm me ato europiane.

Edhe kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me postimin në Facebook dedikuar këtij kompleksi shkollë-kopsht, që sapo ka hapur dyert.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES

dhe me shkollën e rilindur "Rushan Qevani" dhe kopshtin e ri në Selvias të Cërrikut, një kompleks i mirëfilltë edukimi me standarde europiane, që sapo ka hapur dyert për fëmijët, nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë”.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bllofi: 17/09/2024 08:26

    Disa vite me pare kishte njerez por shkollat ishin te pakta dhe ne kushte te mjeruara kurse sot qe u kujtuan ti rregullojne shkollat nuk ka femije sepse kane ikur te gjithe jashte vendit dhe kjo ka ndodhur fale politikaneve tane qelbesira qe prej 30 vjetesh punuan fort per ta shkaterruar vendin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Kriza e superbaktereve mund të përkeqësohet, afro 40 mln njerëz mund të vdesin deri në 2050

Studimi: Kriza e superbaktereve mund të përkeqësohet, afro 40 mln njerëz mund të vdesin deri në 2050