BURREL- Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 10 të moshuar pasi kanë falsifikuar dokumentet për të përfituar pension.
 
Dyshohet se të moshuarit falsifikuar aktet e gjendjes civile, dhe kanë mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar pension në mënyrë të pa drejtë.
 
Për këtë arsye po ndiqen penalisht në gjendje të lirë:
 
 
S.L, 73 vjeç, banues në Bulqizë.
 
Z.Q, 72 vjeç, banues në Peshkopi.
 
A.Zh, 80 vjeç, banues në Bulqizë.
 
H.B, 72 vjeçe, banuese në Tiranë.
 
Sh.K, 70 vjeçe, banuese në Durrës.
 
N.L, 61, vjeçe, banuese në Durrës.
 
P.L, 70 vjeç, banues në Burrel.
 
Sh.H, 74 vjeç, banues në Burrel.
 
H.L, 69 vjeç, banues në Durrës.
 
S.O, 73 vjeçe, banuese në Durrës.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)