Këshilli i Sigurimit në OKB/ Detajet dhe rrugëtimi që çuan te arritja historike e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Këshilli i Sigurimit në OKB/ Detajet dhe rrugëtimi që çuan te arritja historike e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Këshilli i Sigurimit

Mes 5 vendeve të përhershme në Këshillin e Sigurimit, SHBA, Anglisë, Francës, Kinës dhe Rusisë, Shqipëria do të ketë të drejtë vote për dy vitet e ardhshme për çështje me rëndësi ndërkombëtare.

Si përfaqësuese e vendeve nga grupi i Europës Lindore, Shqipëria sapo ka marrë rolin e vendit anëtar jo të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku vendi ynë bën pjesë që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme.

Zgjedhja si vend anëtar u realizuar përmes konsensusit të të gjithë anëtarëve të grupit të Europës Lindore, gjë që u arrit jo vetëm me dakortësinë e shteteve të tjera të grupit, por edhe përmes meritave, pas një lobimi të gjatë dhe arritjesh të njëpasnjëshme të vendit tonë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Për të ulur në krah të më të fuqishmëve të botës, Shqipërisë i duhej të siguronte më shumë se 120 vota në Asamblenë e Përgjithshme. Gjatë aktivitetit të saj në Kombet e Bashkuara, vendi ynë i ka kushtuar rëndësi të veçantë çështjeve që lidhen me ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe sigurisë, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zbutjen e problemeve ekonomiko dhe sociale, promovimin e mbrojtjes së mjedisit dhe të shëndetit si dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat e kulturës dhe shkencës.

Veprimtaria e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka prioritet paqen dhe sigurinë ndërkombëtare e në funksion të këtij prioriteti ka të drejtën të dërgojë paqeruajtës në rajone të trazuara dhe të aprovojë sanksione dhe tashmë ky rol bëhet një sprovë e re për aftësitë e vendit në trajtimin e këtyre vendimeve dhe një arsye më shumë për t’u krenuar për arritjet e vendit tonë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Vitet e fundit Shqipëria ka mbështetur aktivisht përpjekjet e OKB-së për ruajtjen e paqes duke marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të OKB-së duke kontribuar me trupa, vëzhguesit ushtarakë dhe policore si dhe duke kontribuar fondet në buxhetin e operacioneve të paqes. Shqipëria ka qënë edhe anëtare e zgjedhur në Këshillin Ekonomik dhe Social për dy mandate në periudha të ndryshme dhe ka dhenë kontributin e saj në cilësinë e Zëvendës Presidentit të këtij Këshilli.

Nga ana tjetër, vendi ynë ka fituar gjithmonë e më shumë besueshmëri në arenën ndërkombëtare, jo vetëm sa i përket politikës së jashtme dhe diplomacisë, por edhe përmes qëndrimeve që ka mbajtur për çështje globale, bashkëpunimeve multilaterale, por edhe përmes kontributit që ka dhënë në drejtimin e OSBE vitin e shkuar, apo përmes misioneve të shumta të paqes me NATO-n dhe BE-në. Teksa sytë e të gjithë botës do të jenë drejtuar tek Shqipëria për të marrë vendime nga më të rëndësishmet në atë tryezë, ky mandate do të jetë një mundësi të re, që përkrah përballimit me sukses të një sfide të radhës në fushën e punëve të jashtme, vendi ynë të krijojë edhe raporte e bashkëpunime më të ngushta me vendet më të fuqishme të botës./ LEXO

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut