Teuta ka zyrtarizuar sot afrimin e gjashtë në skuadër në prag të përfaqësimit në Europë ku do të përballet me ventspils. Skuadra durrsake ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin malazez Darko Nikac.
28-vjeçari, i cili në pjesën e dytë të sezonit të kaluar ka qenë pjesë e skuadrës së Iskras me të cilët ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje, mendohet se ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për 1 tjetër.
Ai sot do të udhëtojë drejt Bullgarisë aty ku ndodhet skuadra e Teutës, e cila po zhvillon fazën përgatitore. Së bashku me Bushic, dy sulmuesit pritet që të bëjnë diferencën sezonine ardhshëm në Superligë.