Mesatarja, tarifat dhe kuotat
për konkurset te artet dhe sportet

Mesatarja, tarifat dhe kuotat<br />për konkurset te artet dhe sportet
TIRANE - Ministria ka bërë publike datat dhe mënyrën me të cilën do të bëhet përllogaritja e pikëve në universitetet e arteve dhe sporteve. Për të gjithë studentët tarifa e regjistrimit do të jetë 5 mijë lekë dhe arkëtimi i shumave do të bëhet nëpërmjet bankës dhe postës. Formula e përllogaritjes së mesatares për secilin nga universitetet do të bëhet në këtë mënyrë.

“Universiteti i Arteve në Tiranës” rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit) dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore, te llogariten në masën 30% dhe rezultatet e konkursit te pranimit në masën 70%. Kandidati që nuk kalon pragun e pikëve minimale të konkursit të pranimit, në programin ku ka konkurruar. “Universiteti i Sporteve në Tiranë, rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore, të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%. “Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër dhe “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, në programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, rezultatet e shkollës së mesme, nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore, të llogariten në masën 50%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit në masën 50%.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)