Lideri i opozitës Lulzim Basha mbërriti 30 minuta me vonesë në bulevardin Dëshmorët e Kombit para kryeministrisë, në protestën e lajmëruar për të nisur në 11:00. Simpatizantë dhe mbështetës të opozitës kishin mbërritur që herët nga rrethet e tyre përmes autobusëve nën organizimin e PD-së. Pati një takim me aleatët dhe ish-deputetët në selinë e PD-së, prej nga doli më tej nën shoqërinë e bashkëshortes së tij për t'ju bashkuar tubimit. Pati marshime të gjata para momentit kur shpërtheu e gjitha në dhunë në itinerarin e papritur që demokratët morën nga kryeministria drejt Parlamentit. Por gjatë gjithë kohës, lideri demokrat u pa të shihte telefonin e tij celular.
Komunikime të shumta me mesazhe dhe telefonata. E mbylli protestën shumë më shpejt sesa protestuesit kishin menduar, të cilët sic deklaronin edhe në prononcime për mediat, thonin se do të qëndronin gjatë në shesh, deri në largimin e kryeminsitrit Edi Rama.
Para se protestuesit të tentonin të mësynin në Kuvend duke çarë kordonin e policisë, Basha dhe organizatorët e PD-së, qëndruan përreth 15 minuta pa bërë asnjë veprim dhe lëvizje para Kuvendit. Edhe aty Basha u pa të fliste në telefon. Më tej pati një lëvizje të shpejtë të tubuesve që çanë kordonin e policisë dhe aty u përdor gazi lotsjellës dhe u hodh për herë të parë ujë me presion ndaj protestuesve. Kryedemokrati Luzlim Basha dhe liderët e tjerë politikë, bashkë me Monika Kryemadhin e LSI, nuk u panë më nga syri i medias, pasi qëndruan larg kësaj skene. Derisa Basha doli në një deklaratë ku justifikoi dhunën me gurë të protestuesve ndaj policisë, si përgjigje ndaj gazit lotsjellës, dhe i drejtoi protestuesit tek selia e PD-së, ku edhe përmbylli protestën pas 4 orësh. Nuk dihet se më kë ka komunikuar në telefon Lulzim Basha, lideri i opozitës, tashmë jo parlamentare.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41
-
Basha: Klasa e vjetër politike bën sikur qan hallet e diasporës, por janë shkaktarët e migracionit masiv! Vota juaj më 11 maj, e rëndësishme
18 Shkurt, 16:05
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
Kush ka informuar Edi Palokën për arrestimin e Erion Veliajt para se urdhri i SPAK të ekzekutohet? (VIDEO)
15 Shkurt, 17:33
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52
-
Eduard Zaloshnja: Kur Berisha doli me epërsi ndaj Bashës në sondazhet e mia…
15 Shkurt, 10:24
-
'Aleanca e trekëndëshit kundër drejtësisë, Berisha çon militantët, Rama administratën', Basha: Qytetarët do t’i ndëshkojnë me votë më 11 maj
14 Shkurt, 17:18
-
Basha: Edi Rama i frikësuar për fatin e tij, po sulmon drejtësinë! S’u shqetësua kur qytetarët burgoseshin për fatura dhe mbrojtjen e shtëpive të tyre
13 Shkurt, 15:15
-
‘Trekëndëshi i Bermudës, armik i SPAK’, Basha: Bashkia Tiranë shihet nga Rama si bankomat, Veliaj do ta tërheq pas vetes
13 Shkurt, 10:07
-
‘Lufta kundër korrupsionit, po zgjeron frontin anti-SPAK’, Basha: Rama si nxënës i Berishës, po sulmon drejtësinë
12 Shkurt, 10:43
-
Reagimi i Ramës për Veliajn, Basha: Edhe kryeministri në ‘klubin’ anti-SPAK, ora e drejtësisë po afron
11 Shkurt, 13:42
-
Nga Lulzim Basha, Pampuri, Bakiu, Haklaj e Karabina, Demokratët Euroatlantikë miratojnë kandidatët e parë për deputetë (55 EMRAT)
10 Shkurt, 21:28
po flet me zonjen duma, po i thot e kam rradhen sot apo neser se vdica duke kendu himnin shqiptar qe se di fare edhe sme plas fare
PërgjigjuMe ambasaden Amerikane .
PërgjigjuJo Afrim Jo por merrte udhezime nga Salehu
PërgjigjuMe Edi Ramen pra...s eshte shume e veshtire per tu kuptuar!
Përgjigju