Pandemia e shkaktuar përgjatë muajve të fundit ka sjellë sfida të shumta në arsimimin e fëmijëve në mbarë botën. Ndër më të prekurit në Evropë janë fëmijët e komunitetit rom. Covid-19 ka ndikuar në mbylljen e shumë institucioneve arsimore ose kalimin e tyre në mësimdhënie online.
Rreth 3014 shkolla në Rumani e kanë vazhduar procesin e mësimdhënies online dhe rreth 4894 të tjerë operojnë sipas një sistemi hibrid, që do të thotë shumica prej tyre ndjekin kurse online gjysmën e javës.
Shumë fëmijë rom nuk kanë mjetet e duhura elektronike që u sigurojnë atyre akses në kurset online. Mësuesit kanë shpërndarë leksionet dhe detyrat e fëmijëve nëpërmjet aplikacioneve, ku fëmijët duhet të punonin vetë mbi detyrat e tyre. Vetëm 3% e fëmijëve rom morën pjesë në mësimdhënien online në periudhën mars-qershor. Sipas studimeve vetëm 1% e fëmijëve romë kanë kompjutera në shtëpi dhe vetëm 3% kanë tableta.
Sipas një mesatareje me 43%, nga fëmijët e grupeve të tjera të margjinalizuara vetëm 7% e tyre kanë laptop dhe 6% tableta.
Në një kohë ku mësimdhënia nëpër shkolla është e pamundur, autoritetet duhet të sigurojnë pjesëmarrje të plotë të fëmijëve në mësimin online . Autoritetet duhet të shpërndajnë mjete elektronike në mënyrë që askush të mos kufizohet nga mësimdhënia online.
Komente




