Mësimi online/ Maturantët të shqetësuar për provimet: Nuk e dimë çfarë do ndodhë, matematika nuk kuptohet me një mesazh zanor

TIRANË- Mësimi i zhvilluar online është gjetur si e vetmja mënyrë që nxënësit  dhe mësuesit të vazhdojnë të zhvillojnë mësimet. Thuajse në të gjitha shkollat në vend janë krijuar klasa në rrjete sociale për të dhënë mësim. Por duket se ata që po hasin më shumë vështirësi dhe shqetësime janë maturantët, pasi provimet e maturës i cilësojnë si një moment të rëndësishëm në jetën e tyre.

Frenki Çipi është maturante në një prej gjimanzeve në kryeqytet.  Në një intervistë për Report tv ajo shprehet se tashmë janë përshtatur me këtë lloj mënyre të të mësuarit, por hasin vështirësi të tjera sidomos me lëndët shkencore.

Frenki thotë se është e vështirë  të kuptosh matematikën, fizikën apo kiminë me një mesazh zanor në ëhats app, apo të përqendrohesh në kushtet që të ofron shtëpia.

“E rëndësishme është  që të punojmë të pavarur në shtëpi. Kjo është paksa e vështirë se nuk jemi të motivuar, kemi gjithë mjetet elektronike si telefoni apo laptopi që nuk na lejnë të cohemi nga krevati dhe të mësojmë. Por është e rëndësishme të vetëinkurajohemi sepse jemi përballë një kapitulli shumë të rëndësishëm të jetës sonë. Unë, duke qenë se jam në zgjedhje shkencore është pak e vështirqë që fizika, matematika dhe kimia të kalohen thjesht me një shpjegim në letër apo me një voice message në ëhats app. Vështirësia qendron më tepër te lëndët shkencore”, shprehet Frenki për Report tv. 

Intervista e plotë

-Tashmë  ka ndryshuar mënyra e të mësuarit për ty. Sa e ke adaptuar si mënyrë?

Frenki Çipi: Në fakt është pak e vështirë që të rregullohen dhe të menaxhosh të gjitha mësimet online. Kjo sepse është ndryshe ambientet që të ofron klasa dhe shpejgimet që të bën zysha në klasë dhe ndryshe online. Kjo ka qenë e vështirë edhe për mësueset që të ambientohen për mënyrën si të nisin materialet online por edhe për nxënësit të cilët duhet të mësohen të jenë pak audodidaktë, ndoshta kjo është dhe e mira e kësaj situate që na mëson të jemi pak të pavarur dhe most ë varemi vetëm te ajo çfarë zyshat na ofrojnë.

-Cilat janë problematikat më të shumta, ku hasni vështirësi në komunikimin që keni me mësuesit tuaj?

Frenki Çipi: Vështirësia qendron në faktin se ndoshta ka disa paqartësi të cilat edhe neve na duket sikur bëhemi të bezdisshëm nëse i pyesim mësueset gjatë gjithë kohës për gjërat që nuk kuptojmë. Këtë e them nga vetë eksperienca, duke qenë se jam në zgjedhje shkencore është pak e vështirqë që fizika, matematika dhe kimia të kalohen thjesht me një shpjegim në letër apo me një voice message në ëhats app. Vështirësia qendron më tepër te lëndët shkencore.

-A është efikase kjo mënyrë e të mësuarit? Për ju është dhe një moment i rëndësishëm sepse keni provimet e maturës? Frikësoheni se do ti humbisni ato dhe vitin shkollor?

Frenki Çipi: Personalisht mendoj se matura është shumë e rëndësishme për të gjithë dhe sado paksa psikologjikisht nuk duam që këto teste të realizohen, është shumë e rëdnësishme që ato të bëhen. Ne duam që ato të bëhen në mënyrën e duhur pavarësisht se ministrja ka thënë se nuk do të anulohen. Ne është e rëndësishme që të punojmë të pavarur në shtëpi. Kjo është paksa e vështirë se nuk jemi të motivuar, kemi gjithë mjetet elektronike si telefoni apo laptopi që nuk na lejnë të cohemi nga krevati dhe të mësojmë. Por është e rëndësishme të vetëinkurajohemi sepse jemi përballë një kapitulli shumë të rëndësishëm të jetës sonë. Në fakt ka patur raste që jam shkëputur paksa nga mësimet dhe kam parë lajmet dhe gjërat që po ndodhin jashtë shtëpisë. Aty jam frikësuar se kam menduar se bota po shkatërrohet dhe unë po vras mendjen për mësimet. Duhet ta marrim me pozitivitet dhe mos stresohemi kaq shumë për gjërat që tani duken pak më dytësore se shëndeti jonë.

-Ju kanë dhënë një zgjidhje nëse nuk do të zhvillohen këto provime, do të ketë një moment të dytë apo një mënyrë tjetër alternative?

Frenki Çipi: Një alternativë të dytë nëse nuk zhvillohen normalisht provimet ne nuk e kemi. Shpresoj që edhe nëse këto teste  realizohen mësueset të na mirëkuptojnë sepse jemi në situatë të vështirë, dhe të fokusohemi më shumë te lëndët që do të japim në provim.

-Ditët e fundit jemi lidhur elektronikisht me të gjithë mësuesit, me lëndët si fiskultura, ekonominë që ndoshta personalisht nuk i shoh të rëndësishme për atë që dua të bëhem. Janë treguar të dashur me ne. Ato videot janë më të bukura sepse lidhemi më shumë me ta.

-Edhe  lëndën e fiskulturës po e zhvilloni online. Si?

Frenki Çipi: Fiskultura është bashkangjitur në këtë platformë ditët e fundit. Mësuesit na kërkojnë video si të bëjmë ushtrime në kushte të shtëpisë. Unë e bëra videon dje, dhe është mirë që edhe gjatë përditshmërisë t'i bëjmë këto ushtrime, sepse të ndenjurit në shtëpi për rreth një muaj është pak e vështirë për të qendruar të shendetshëm.

-Po mësuesit si po e përballojnë? Çfarë ju thonë nga komunikimet që keni?

Frenki Çipi: Dje gjatë videos që po bënim me zyshën e fizikës, u shpreh se zysha e pati të vështirë të përshaten duke qenë se janë brez tjetër, dhe në moshën tonë nuk kanë mundur të aksesojnë t6ë gjithë pajisjet elektronike, por ia kanë dalë me sukses. Na kanë dërguar shumë material të vlefshme.

-Çfarë mesazhi do u jepnit gjithë bashkëmoshatarëve tuaj?

Sa herë çoheni në mëngjes të shkruajmë në një bllok me gjërat që duhet të arrijmë sot, në mënryë që mos na ikë rutina dhe të bëjmë gjërat që duhet.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hasani: 11/04/2020 14:49

    HAP shkollen o edi erama,,nuk behet shkolla me internet...//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë