Ylli i Barcelonës, Lionel Messi më në fund do të martohet me dashurinë e jetës së tij. Futbollisti i njohur ka vendosur t’i japë fund beqarisë verën e ardhshme, në Rosario të Argjentinës.

Ky është pikërisht dhe vendi ku Messi dhe Antonella Roccuzzo janë njohur kur ishin fëmijë.

Lajmin për dasmën e dha gazetari Juan Pablo Varsky në emisionin e tij radiofonik, pastaj kjo u konfirmua edhe nga një i afërm i Messi-t, i cili tha për "La Capital": "Është e vërtetë, do të martohen në verën e vitit të ardhshëm."

Çifti i njohur kanë 2 fëmijë së bashku, Mateo-n dhe Thiago-n. 

Lionel Messi dhe gruaja
(Lionel Messi së bashku me gruan dhe fëmijët)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com