Mësuese Sabihate kontribuese e madhe e arsimit në Sllovë!

Mësuese Sabihate kontribuese e madhe e arsimit në Sllovë!

Mësuesja Sabihate Daci

Sabihate Daci është një ndër kontribuueset më të rëndësishme të arsimit në Sllovë e më gjerë!

Për vite me radhe ka dhënë mësim  duke arsimuar breza të tërë!

Gjitmonë e palodhur dhe e përkushtuar si një arsimdashëse e dalluar!

Ajo ka qenë edhe mësuesja ime e parë!

Mësuese Sabihate ka luajtur jo vetëm rolin e mësimdhënies, por ka qenë për të gjithë brezat që ajo ka pasur nxënës edhe një prind i vërtetë!

Arsimi në fillim të viteve ’90 u përballë me sfida të mëdha sidomos në vendet e thella malore, sepse infrastruktura ishte katastrofë, dimri ishte shumë i egër se sot, fëmijët nuk kishin asnjë mundësi transporti përveç se të ecnin në këmbë edhe 6 vjeç duka carë borën që shpesh i kalonte 30 cm trashësi, shiun, të ftohtin, rrugët më baltë, erën e fortë. Megjithatë, prindërit insistonin në edukimin e fëmijëve dhe këta të fundit e dashuronin dijen dhe shkollën!

Mbaje mend shkolla fillore poshtë në Sllovë ku e bëra edhe unë ishte e ndërtuar me blloqe balte, dritarja nuk kishte xhama, dyshemeje ishte me shtruar me dhe  bankat ishin ai modeli i vjetër që ngjan shumë me filmat shqiptare që ilustrojnë periudhën e pushtimit fashist në Shqipëri.

Mësuese Sabihate, mbaj mend që gjithmonë kujdesej që në xhamin që mungonte të vendoste plasmas, po ashtu fshinte dhe lante vazhdimisht dyshemenë edhe pse ishte e shtruar me dhe po ashtu vinte gjithmonë herët në mëngjes që të siguronte vetë drutë për të ndezur sobën që të ishte ngrohur klasa kur ne, nxënësit të vinim në mëngjes!

Sabihate nuk mungonte asnjëherë sa asnjëherë nuk e kuptuan nëse kishte ndonjë dhimbje apo sëmundje. Edhe kur kishte kohë shumë të keqe që shkollat mbylleshin me vendim të drejtorisë, ajo ishte gjithmonë aty, e pranishme!

Sabihate, ishte një mësuese e dalluar, shumë serioze, e përkushtuar! Ajo përkujdesej edhe për nxënësit e dobët të mësonin e të mos ndjeheshin inferior. Po ashtu interesohej si prind për çdo nxënës që nuk kishte ardhur duke insistuar të takonte prindërit dhe të merrte veshtë arsyen e mungesës.

E pra, sot në ditën e dedikuar mësuesve, Sabihate duhet të kujtohet e të nderohet nga institucionet për jetëgjatësinë e saj në mësimdhënie, për edukimin e brezave të tërë dhe për kushtet e vështira në të cilët ajo punojë e sakrifikojë për arsimin jo vetëm në Sllovë por edhe më gjerë! Për mësuese Sabihate duhet të flasim shumë e ndoshta nuk do të mjaftonin edhe libra. Megjithatë, ky model mësuesish punuan në kohë të jashtëzakonshme në shërbim të dijes dhe edukimit të brezave ku shumë prej tyre kanë arritur majat e karrierës e disa të tjerë tashmë janë edhe në pension.

Gëzuar të gjithë mësuesve që kanë sakrifikuar më parë dhe atyre që vazhdojnë të sakrifikojnë si kontribuues të mëdhenj të dijes!

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës