Këmbëngulja e kryeministrit Edi Rama për votimin në 30 korrik në Kuvend të hapjes së listave dhe formulës së re të koalicioneve, ka sjellë reagimin e Presidentit Meta që palët ta shohin me qetësi këtë çështje dhe pa u nxituar në kohë pasi për të 30 korriku është një datë pa një objektivë konkret. Meta madje kërkon anulimin e 30 korrikut dhe palët të vijojnë diskutimin në këshillin politik deri në arritjen e një konsensusi të plotë për ndryshimet kushtetuese dhe vendosjen e rregullave në zgjedhje pa u nxituar dhe në mënyrë konsensuale.
Meta i ka bërë thirrje PS-së që të heqë dorë nga ndryshimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje të Kushtetutës, ndërsa kërkon nga PD dhe Opozita e Bashkuar të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa u tërhequr, përpjekjet për arritjen e një produkti konsensual.
Meta shprehet se këmbëngulja për t’i qëndruar me kokëfortësi datës 30 Korrik e dëmton stabilitetin dhe rrugën europiane të Shqipërisë dhe se vendi nuk duhet ta humbë më këtë moment historik të nisjes së bisedimeve për anëtarësimin në BE.
Presidenti shprehet se çdo dhunim i Kushtetutës do ngarkojë me përgjegjësi historike të gjithë ata që do provokojnë rendin kushtetues në vend
Statusi i plotë i Ilir Metës
Dialogu politik, gjithëpërfshirës dhe i hapur, mes partive politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet, është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave.
Ruajtja e frymës dhe rezultateve të marrëveshjes së 5 Qershorit ka shumë rëndësi për hapjen e negociatave. Këmbëngulja për t’i qëndruar me kokëfortësi datës 30 Korrik, që është vendosur pa patur ndonjë objektiv konkret, e dëmton stabilitetin dhe rrugën europiane të Shqipërisë.
Shqipëria nuk duhet ta humbë momentin historik për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE nga kokëfortësia për të ndryshuar rregullat zgjedhore në mënyrë të njëanshme. Kokëfortësia nuk ofron zgjidhje dhe nuk është në interes të Shqipërisë.
I bëj thirrje Partisë Socialiste, si forcë politike me kontribute në procesin e integrimit, që të heqë dorë nga ndryshimi i njëanshëm dhe pa gjithëpërfshirje i Kushtetutës. Është koha të tregojë maturinë që e ka karakterizuar në të shkuarën dhe të vendosë të parin interesin e Shqipërisë. Data 30 Korrik nuk është e lidhur me asnjë interes të Shqipërisë. 30 Korriku duhet të anullohet, për t’i hapur rrugë një procesi gjithpërfshirës dhe konsensual të reformimit të rregullave zgjedhore.
Në tre dekada pluralizëm, Partia Socialiste, meritën më pozitive ka lidershipin që tregoi për bërjen e vendit me Kushtetutë moderne përmes një procesi gjithëpërfshirës që u finalizua me Referendum Popullor, edhe pse atë kohë kishte mbi 2/3 e Kuvendit.
Nuk dëshiroj të ndalem sot në të gjitha arsyet përse Kuvendi i sotëm është jashtë çdo standardi për të prekur Kushtetutën, pasi këto i ka bërë të qarta edhe Komisioni i Venecias, por në kushtet kur po vdesin qytetarë dhe përmasat e pandemisë COVID-19 po bëhen kërcënuese, çdo dhunim i Kushtetutës do ngarkojë me përgjegjësi historike të gjithë ata që do provokojnë rendin kushtetues në vend, në themel të të cilit janë pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.
I bëj thirrje Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar, që në emër të integrimit europian, të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa u tërhequr, përpjekjet për arritjen e një produkti konsensual. Hapi i hedhur të premten, nëpërmjet një propozimi për konsensus, duhet të jetë rruga për të ecur përpara, me qëllim gjetjen e pikave që i bashkojnë palët.
Historia ka treguar se aktet e njëanshme dhe të nxituara, kokëfortësia, interesi momental politik, mungesa e kulturës së konsensusit dhe dialogut mes palëve, kanë dëmtuar Shqipërinë dhe shqiptarët për një kohë të gjatë. Ky gabim nuk duhet të përsëritet.
Për këtë arsye, ripërsëris thirrjen që të gjitha palët të vijojnë punën në mirëbesim në Këshillin Politik, pa shtrëngim kohor, me objektivin e vetëm të gjetjes së konsensusit mes tyre. Është tërësisht e mundshme që të arrihet një produkt i përbashkët dhe i dakordësuar nga të gjithë. Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa konsensus mes të gjitha partive kryesore politike në vend.
Koha për të punuar për Shqipërinë në Europë është tani!
Askush nuk duhet ta dëmtojë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë!
KA DAL HAJDUTI DHE BĒN MORAL. FAMILJA MË E PISËT E SHQIPRIS KAKMETA DHE BAJGA FSHATARE INJORANTJA BUÇE MONIKA. KY NJERI PIS E MASKARA E KA VËNDIN NË BURG. E KY QEN BASTARD DEL E LEF PA PUSHIM SI PIS QË ËSHT.
PërgjigjuZ.president nuk vure mend,nuk e ke kuptuar qe nuk mund te shpetosh dy here per te njejten gje?! 30 korriku nuk eshte 30 qershor.
PërgjigjuJo mo kok shinik jo mbaroi ujet e gamiles jote.tani beji ndonje gom tedushkes....30 koriku do votohet..kualicionet beji po ke vere pas zgjedhjeve....komisjonet do depolitizohen...kushtetuta do ndryshoj...mos u bej merak do i bej legjenda te gjitha...dhe ne find pas dhjet muajsh ti do jesh brenda...ja sheshi ja mejdani hidhu pirdhu sali tradhetari...
PërgjigjuJo zoteri 30 korriku do behet. Listat do hapen, koalicionet hiqen. Partite te garojne secila me vete te shohin ku jane. Po an pine gjakun partite e vogla. Kryetaret 30 vjet pa elektorat u bene miliardere.
PërgjigjuShume shpejt do te dale me nje deklarate famulltari i dioqezes se shqupit prifti pastor imzot Dorian Telit Barkderri i cili do sqaroje koalicionin me Nafije dybekun e leshitlikes qe ka ikur per lesh dhije.
Përgjigju