Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në takim Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek, i cili gjendet në Tiranë, në kuadër të Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Kryetari i Kuvendit, Meta e falënderoi Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Çiçek për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të SEECP si dhe për mbështetjen e fuqishme që Turqia i ka dhënë funksionimit të Asamblesë Parlamentare.
Duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta vllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve, Meta theksoi se bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet përqendruar në mbështetjen e punës së dy qeverive respektive për shumëfishimin e kontakteve dhe shkëmbimeve të gjithanshme bilaterale, veçanërisht shkëmbimeve ekonomike e tregtare.
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të SEECP dhe vlerësoi angazhimin e Kryesisë Shqiptare gjatë vitit të kaluar, të kësaj nisme të rëndësishme rajonale.
Duke vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin ndërparlamentar dhe marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Shqipërisë, Çiçek shprehu dëshirën për një vizitë zyrtare të z. Meta në Turqi, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi. /atsh/
/Shqiptarja.com