Meta dekoron pas vdekjes
ish-drejtorin e policisë Sokol Baraj

Meta dekoron pas vdekjes<br />ish-drejtorin e policisë Sokol Baraj<br /><br>
Me rastin e 105 vjetorit të krijimit të policisë Presidenti Meta ka dekoruar FNSH e Shkodrës në nder të ish-Drejtorit të Përgjithshëm Sokol Baraj.
Dekorata i është dorëzuar ditën e sotme djalit dhe bashkëshortes së të ndjerit Sokol Baraj. Djali i Sokol Barajt mbajti një fjalim në nder të të atit duke përmendur kontributin disa vjecar në Policinë e Shtetit.

sokol baraj
Sokol Baraj

Fjala e djalit të Sokol Baraj:

Ndihem shumë i privilegjuar të jem këtu sot dhe të pranoj këtë dekoratë në emër të babait tim i cili nuk jeton më, dhe ka lënë pas një boshllëk jashtëzakonisht shumë të madh.

Megjithëse kjo dhimbje kaq e madhe s’është e lehtë të kalohet, por çdo vlerësim nga ana juaj e bën më të lehtë, dhe është një ngushëllim që unë e vlerësoj jashtë mase.

Arritjet profesionale të babait tim unë i kam kuptuar në një moshë pak të madhe, pasi ai nuk fliste shpesh për arritjet e tij. Nuk shprehej, nuk tregonte si drejtues por si një nëpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majë të piramidës, ndërtimin dhe reformimin e policisë që ne njohim sot.

Dhe pavarësisht se nga viti ‘97 deri tani ai u la në harresë, pavarësisht vështirësive që ka kaluar gjatë gjithë atyre viteve, unë e vlerësoj këtë dekoratë dhe falënderoj zotin Xhafaj që e propozoi, zotin Meta që pranoi që im atë të dekorohej. Ndihem i privilegjuar që jam mes jush e kolegëve të tim ati, kjo është edhe meritë e juaja që i keni qëndruar pranë në një moment të vështirë.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë