Përplasje Presidencë-KED/ Meta dekreton Marsida Xhaferllarin, fut në ngërç Gjykatën Kushtetuese

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme Marsida Xhaferllarin anëtare të Gjykatës Kushtetuese duke e futur në ngërç krijimin dhe ngritjen e këtij institucioni. Kreu i shtetit me vendimin e sotëm ka dekretuar gjyqtaren e dytë për të njëjtin vend që ishte vakant. KED-ja i dërgoi Presidentit dy lista me emra për të zgjedhur dy anëtarë të Kushtetueses. E ndërsa në listën e parë Ilir Meta zgjodhi Besnik Muçin, për emrin e dytë kërkoi më shumë kohë, jashtë afatit 30 ditë, pasi argumentoi se më parë duhet të zgjidhte parlamenti anëtarin e radhës. Por në datë 6 Nëntor, afati përfundoi dhe sipas përcaktimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke qenë se Meta nuk e ushtroi të drejtën për të zgjedhur, automatikisht kandidati i parë që ishte në listë, pra që ishte Arta Vorpsi u zgjodh dhe vendimi u botua Fletoren Zyrtare. Por kreu i shtetit nuk e njeh Arta Vorpsin dhe sot vendosi që të dekretonte emrin e Marsida Xhaferllarit, por vendimi është jashtë afateve ligjore që është përcaktuar, pra 30 ditë. Tani mbetet për t'u parë nëse dekreti do të botohet në Fletoren Zyrtare. 

Por kush është Marsida Xhaferllari që Meta dekretoi sot? Ajo ishte renditur e fundit me pikë në listën që KED i kishte dërguar Presidentit Ilir Meta, për në Gjykatën Kushtetuese. Për ish-kryeinspektoren pranë Inspektoratit të ish-KLD që është dekretuar për anëtare të Gjykatës Kushtetuese vettingu në 11 mars të këtij viti nuk doli me një vendim. Komisioni i vettingut nuk e njohu si magjistrate kryeinspektoren e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë Marsida dhe vendosi që ndaj saj të mos dalë me një vendim për ta shkarkuar apo konfirmuar në detyrë, por Xhaferrllari e apeloi vendimin. Marsida Xhaferllari, e ka nisur karrierën si gjyqtare e Fierit e më pas në administratën e Ministrisë së Drejtësisë dhe në fund në KLD. Me vendimin e fundit të kreut të shtetit, Gjykata Kushtetuese mbetet me pesë anëtarë, ndërkohë që për të nisur punën duhen gjashtë. Anëtarët që janë zgjedhur deri tani; Vitore Tusha, e vetmja që kaloi vettingun dhe të zgjedhurit e rinj, Besnik Muçi (i dekretuar nga Presidenti, por ende se ka kaluar vettingun), Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji u votuan nga Kuvendi dhe anëtari i pestë që duhet të ndahet mes Arta Vorpsit që u zgjodh automatikisht se Meta nuk e ushtroi të drejtën për të zgjedhur dhe Marsida Xhaferllari që Presidenti e dekretoi sot.

Gjykata Kushtetuese nuk është në funksionon deri tani sepse shumica e gjyqtarëve të saj, të gjithë të emëruar nga PD (me mbështetjen e LSI) midis viteve 2007-2013, u shkarkuan nga Komisioni i Vetingut sepse nuk justifikonin dot pasuritë e tyre, ose pasi kanë dhënë dorëheqjen pikërisht për të shmangur Vetingun. 'Kushtetuesja' përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet, me një të tretën e saj. Anëtarët e rinj caktohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës, nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë. Ky rregull ndiqet edhe në rastet e përfundimit para afatit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Dekreti i Presidentit Ilir Meta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymer: 13/11/2019 19:20

    KUR do e shkarkoni kete palaco president,,,,e ka mbushur kupen me kohe….

    Përgjigju
  • Kiu: 13/11/2019 18:57

    Po mbajne vendin peng per interesat e tyre!maskarenj te medhenj paskeni qene ore

    Përgjigju
  • Zen: 13/11/2019 18:28

    Paska qene i mallkuar ky vend. S ka per te bere kurre hajer

    Përgjigju
  • ERP: 13/11/2019 18:20

    Ti shkojme te dera e shtepise ketij hajduti ordiner e ta shikoje cfarw force ka populli. Turp per vendin tone te kete ne kete institucion te nderuar nje plehre te tille

    Përgjigju
  • Fredi ZAGARI i GJAHUT , që Nuk kap dot asnjë LEPUR !: 13/11/2019 18:07

    LSI HAJDUTËRI !!! LSI BABËZI !!!! LSI BANDITÊRI !!! LSI XHAMBAZËRI !!! LSI Petrit HAJDUTË VasilQI !!! LSI KURVËRI !!! LSI RROSPIA !!!! LSI LAVIRJA !!! LSI SHUSHUNJA !!! LSI HIENA !!!! LSI PLEHRA dhe FEKALJA

    Përgjigju
  • Timi: 13/11/2019 18:03

    A mer Meta. Po ia shtron rrugen vetes per ne Rec

    Përgjigju
  • A...Zh: 13/11/2019 17:54

    Kur IM u thoshte amerikaneve se zot jam une ketu, shume prej nesh nuk e besuan. Por paska patur te drejte. Te presim tani reagimin e SHBA e BE, nese do te ket.

    Përgjigju
  • Shteti: 13/11/2019 16:53

    PO PSE HABITENI PLEHRA E SKRAPARIT PLEHRËN E SKRAPARIT DO DEKRETOJ.. SHTET LLUM SKA PER TË PARË KURRËN E KURRËS ME LARG SE MAJA E HUNDËS...

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/11/2019 16:41

    Ore mirë por duhet që shqiptarët të shikojnë pak edhe emrat e tyre.... dmth Xhaferllari. Le ta ndryshojë së nuk u bë qameti. Në fund të fundit trungu etnik i shqiptarit eshte tek mbiemri i tij, dmth qe mbiemri Xhaferi Xhaferllari mund të hiqet kollaj. Ai që e mban mund ta heqi kollaj.

    Përgjigju
    • Hjk: 13/11/2019 17:54

      Ik mor llum mytu n'det

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë