TIRANE-Qëndrimi i opozitës së bashkuar se ndryshimet kushtetuese do të sillnin destabilitet në vend, bënë që Presidenti i vendit Ilir Mëta të thërrasë në takim kryedemokratin Basha.  Në takimin që zgjati rreth 45 minuta Presidenti Meta bëri thirrje të mos bëhen aventura me Kushtetutë, kurse kryedemokrati Basha u shpreh se u minua marrëveshja që mori bekimin e ndërkombëtarëve.

Fillimisht kryetari shtetit iu drejtua opozitës joparlamentare duke i kërkuar të ruajë qetësinë. Ndërsa ata që nuk i konsideron legjitimë opozitarëve brenda parlamentit u kërkon votat për miratuar reformën e 5 qershorit. “Do të kërkoja nga ju që ti qëndronit me besnikëri marrëveshjes së firmosur me përfaqësuesit e mazhorances dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cenuar rëndë  kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar cdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend. E rëndësishme është të mos bëjmë aventura me Kushtetutën”.

Ndërsa për kreun e opozitës, Kryeministri Rama vendosi ta hedhë në kosh marrëveshjen dhe ndryshojë Kushtetutën. “Nëse këto ndryshime ndodhin do të bëhemi vendi i dytë pas Rusisë, ku kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie për interesa politike jo të qytetarëve. Fatura do të jetë shumë e rëndë, nuk duhet ta paguajë Shqipëria po përgjegjësit. Por besoj se do të ketë burra dhe gra të arsyeshëm që do të dëgjojnë partnerët”. Më herët, kreu i shtetit  i bëri thirrje numrit një të qeverisë të mbajë premtimet për të mos ndryshuar Kushtetutën, e për të mos bërë një faj shumë më të rëndë se ai i vitit 2008,theksoi presidenti duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese të 12 viteve më parë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:18
Meta thyen protokollin me qëllim, Bashën e priti në sallën e personaliteteve

1594823730_meta.jpeg
Kreu i shtetit Ilir Meta priti sot në një takim në Presidencë Lulzim Bashën, por 'harroi' protokollin duke e shkelur. Ilir Meta ndryshe nga herët e tjera, sot liderin e PD-së nuk e priti në sallën ku kanë zhvilluar më parë takimet, por në atë ceremoniale ku pret personalitetet më të larta shtetërore, Presidentë dhe Kryeministra. Për të forcuar idenë se devijimi nga protokolli nuk ishte rastësor, por me qëllim, mendoi sërish Meta, që në momentin e parë të pritjes u ndal për disa sekonda në këmbë duke i treguar kryedemokratit pikturën e Besëlidhjes së Lezhës. Mesazhi për rëndësinë e vizitës së liderit të PD-së ishte i qartë nga Ilir Meta, ndërsa Edi Rama sot u shpreh se 'Presidenti është në opozitë dhe Presidenca është seli e opozitës'.

Ora 14:52
Hapja e listave, Presidenca: Metën pyeteni nesër, se tani po lexon një raport zhgënjyes

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi shkruan se kreu i shtetit i qëndron deklaratës së djeshme për ndryshimet kushtetuese se Kuvendi nuk i ka votat legjitime për ta bërë. "Të nderuar kolegë, Lidhur me interesimin tuaj për reagimet e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetem reagimit të djeshëm zyrtar. Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të  ndërkombëtarëve për vendin tonë. Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të axhendës" tha Blushi.

Ora 14:52
'Rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë', Basha tregon 3 shqetësimet që ndau me Metën: Vendi i dytë pas Rusisë që ndryshojmë kushtetutën në kohë pandemie

Lulzim Basha në takimin e mbajtur sot në presidencë me Metën thotë se ka ndarë tre shqetësime të thella që opozita e bashkuar ka. E para ka të bëjë me situatën në vend, nisur nga koronavirusi dhe më pas te kriza ekonomike, që sipas kreut të PD-së është më e madhja në këto 23 vite demokraci.

Shqetësimi i dytë i Bashës është reforma zgjedhore, që sipas tij po hidhet në erë nga Rama, duke zhbërë marrëveshjen e pesë qershorit. Ndërkohë shqetësimi i tretë që ka ndarë Basha me Metën është ndryshimet kushtetuese.

"Faleminderit zoti President, e vlerësoj shumë mundësinë për këtë takim.

Siç ju informova edhe para dy ditësh në emër të opozitës së bashkuar, ne ndajmë tre shqetësime të thella.

Së pari, shqetësimi kryesor është gjendja në vend. Pandemia dhe kriza ekonomike po thellohen me shpejtësi. Shifrat e ditëve të fundit kanë arritur deri në 30-fishin e infeksioneve në Itali dhe ka një përpjekje të qeverisë për t’u fshehur dhe për t’ia lënë këtë faturë qytetarëve. Të gjithë e dimë që dështimi më i madh është kthimi i spitaleve në qendra të infeksionit.

Dua të ripërsëris edhe një herë shqetësimin tim të thellë, si kryetar i opozitës për këtë gjendje jashtë kontrolli të pandemisë, dhe të vlerësoj apelet tuaja, duke i bashkëngjitur dhe apelet e mia. Natyrisht, qytetarët po bëjnë maksimumin në këtë kushte, por duket se detyra kryesore që u takon institucioneve nuk është kryer dhe nuk po kryhet. Ndaj kërkoj nga ju, si kreu i shtetit të ushtroni presionin maksimal që qeveria të mos fshihet, por të kryejë detyrën e saj sa i takon pandemisë.

Jam, po kështu, shumë i shqetësuar për krizën e thellë ekonomike, e cila tani po kap dimensione të panjohura për Shqipërinë në këto 23 vitet e fundit.

Në këtë sfond që qeveria po bën dy akte të paprecendenta, të pandodhura ndonjëherë:

Së pari, po thyen me vetëdije të plotë një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë Madhe. Një marrëveshje e cila solli normalizimin e klimës politike në vend për t’i hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale. Siç ua kam shprehur, ne nuk kemi asnjë iluzion se marrëveshja e 5 qershorit plotëson kriteret për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne e dimë, edhe nga përvoja e vitit 2017-të dhe përvojat e mëparshme, se problemi nuk ka qenë ligji, por zbatimi i ligjit. Nga kjo ka buruar edhe kërkesa jonë e pandryshuar për një qeveri kujdestare për zgjedhjet.

Por po kështu, në respekt të investimit të aleatëve tanë, ne vendosëm të mos e kushtëzojmë marrëveshjen e 5 Qershorit me këtë kërkesë konstante të opozitës jo për veten tonë por për qytetarët shqiptarë, dhe arritëm në një marrëveshje që u përshëndet nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, nga Përfaqësuesi i lartë i Politikës së Jashtme, Josep Borell dhe nga Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Koha ishte esenciale për miratimin e kësaj marrëveshje, në mënyrë që të kemi KQZ e re sa më shpejt dhe t’i hapet rrugë procesit biometrik. Kjo nuk ka ndodhur.

Në të kundërt, ajo që ka ndodhur, fillimisht duke u fshehur pas një numri deputetësh të të ashtuquajturës opozitë parlamentare dhe, së fundmi duke dalë hapur, kryeministri ka vendosur ta hedhë në kosh këtë marrëveshje dhe të ndryshojë në mënyrë të njëanshme Kushtetutën.

Të gjithë i pamë pasojat e rënda të një hapi të tillë, nëse hidhet, sa i përket integrimit europian të vendit. Bundestagu gjerman, që është autoriteti, i cili hap ose nuk hap dritën jeshile për negociatat, u shpreh fare qartë dje. Po kështu, është shprehur edhe Komisioneri për Zgjerimin. Pra, rrezikojmë një izolim të dytë të Shqipërisë.

Po them të dytë, sepse izolimi i parë po na ndodh. Për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë vendi vazhdon të mbetet në listën e kuqe të Bashkimit Europian, duke i izoluar shqiptarët për herë të dytë në këto 30 vite. Por ky izolim do të jetë permanent, nëse Shqipëria mbahet peng nga një papërgjegjshmëri e tillë, që hedh poshtë një marrëveshje të negociuar me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë dhe që i hap rrugë një procesi normal për zgjedhjet.

Së treti, ia vlen të ritheksoj para jush se, nëse këto ndryshime ndodhin, do të bëhemi vendi i dytë në botë dhe i pari në Europë, i dyti pas Rusisë ku Kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie, jo për interesat e qytetarëve, por për interesat e pushtetarëve. Natyrisht, për PD dhe për Opozitën e Bashkuar, kjo është e papranueshme.

Në këtë kuadër, do të bëjmë gjithçka që faturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dhe shqëiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate.

Por shpresoj dhe besoj akoma, se do të ketë njerëz, burra dhe gra të arsyeshëm, që do të dëgjojnë thirrjet e miqve tanë, partnerëve tanë dhe jo thirrjet e atyre që kanë tmerr nga zgjedhjet e lira e të ndershme dhe po investojnë gjithçka kundër tyre," thote Basha. 

Ora 12:10
Meta: Qëndrojini me besnikëri paktit të 5 Qershorit! Basha: Rama e hodhi me vetëdije në kosh

Presidenti Ilir Meta i kërkoi Lulzim Bashës që t'i qëndrojë marrëveshjes së 5 qershorit. "Sot jam zgjedhjet në Maqedoni dhe është një gjë pozitive jo vetëm për Maqedoninë por moment reflektimi për të gjithë ne këtu që të japim mesazhe pjekurie dhe përgjegjshmërie. Dua të falenderoj bashkëpunimin tuaj gjatë periudhës së pandemisë dhe pjesëmarrjen konstruktive në mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare  dhe mos rënien pre për largimin nga tryeza politike pas shembjes së teatrit. Do të kërkoja nga ju që ti qëndronit me besnikëri marrëveshjes së firmosur me përfaqësuesit e mazhorances dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cenuar rëndë  kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar cdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend. E rëndësishme është të mos bëjmë aventura me Kushtetutën. Kur nuk është dëmtuar të mohohet kaq  shpejt një marrëveshje pa u tharë boja. Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe pergjegjshmerine tuaj per te bashkepumuar edhe me partneret Europian. Konfliktet ne Shqiperi sjane te rastesishme as here ka zhvillime apo ka zhvillime ne rajon. Jini te vetepermbajtur" tha Meta.

Por Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën "Shqetësim kryesor është gjendja në vend, pandemia dhe ka një përpjekje për t'u fshehur. Dështimi më i madhë është kthimi i spitaleve në qendra infeksionesh. Vlerësoj apelet tuaja që qeveria të mos fshihet. Së pari po thyen me vetëdije një marrëveshje të negocinuar me SHBA-në-BE-në dhe Britaninë që solli normalizimin e klimës politike në vend për t'i hapur rrugë zgjedhjeve. Nuk kemi iluzion se kjo plotëson kriteret për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne e kemi se problemi nuk ka qenë ligji po zbatimi, prandaj kërkuam qeveri trasitore, por në respekt të aleatëve vendosën që të mos e kushtëzojmë, dhe arritëm që marëveshja u mbështet nga partnerët. Koha ishte esenciale, që të kishim sa më shpejt KQZ dhe procesin biometrik. Por duke u fshehur një numri deputetësh dhe së fundmi duke dalë hapur vendosi ta hedhë në kosh marrëveshjen dhe ndryshojë Kushtetutën. Bundestagu gjerman po ashtu edhe komisioni për zgjerimin janë shprehur, rrezikojmë izolim të dytë të Shqipërisë, pas të parës izolimit nga COVID. Por ky izolim do të jetë permanent nëse Shqipëria do të mbahet peng. Nëse këto ndryshime ndodhin do të bëhemi vendi i dytë pas Rusisë, ku kushtetuta ndryshohet në kohë pandemie për interesa politike jo të qytetarëve. Fatura do të jetë shumë e rëndë, nuk duhet ta paguajë Shqipëria po përgjegjësit. Por besoj se do të ketë burra dhe gra të arsyeshëm që do të dëgjojnë partnerët".

Sa i përket situatës nga COVID-i, Meta njoftoi se dje ka takuar përfaqësuesin e PD-së, ish-deputetin Shehu. "Unë dje kam pritur Tritan Shehun për të gjitha shqetësimet që ka paraqitur, por edhe gjithë të tjerët. Ky është një moment reflektimi për t'u marrë me gjëra më të rëndësishme sesa me provokime që do të kishin pasoja të menjëhershme për Shqipërinë dhe kurrsesi nuk do ta shkatërronin të ardhmen e Shqipërisë".  

Ora 11:49
Mbyllet takimi 45 minuta Meta-Basha

Përfundon takimi i Ilir Metës me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, i cili ishte i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi. Takimi zgjati 45 minuta.

Ora 10:58
Basha arrin në Presidencë, shoqërohet nga Bardhi në takimin me Metën

Lulzim Basha ka mbërritur në Presidencë i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi në takimin me Presidentin Ilir Meta.

Ora 10:47
Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve, Meta-Ramës: Shpresoj se s'do bëhet një faj më i rëndë se i 2008-ës

Presidenti Ilir Meta ka postuar një video të disa viteve më parë kryeministrit Edi Rama kur flet për ndërhyrjet në Kushtetutë për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. "Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti" shkruan Meta.

Por cfarë thoshte Edi Rama në 2012, 4 vite pas ndryshimit të sistemit zgjedhor të 2008? "Askush të mos presë dhe mendojë që PS-ja do të ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që ndërhyri 4 vite më parë. Në asnjë mënyrë jo, ne jemi të bindur se gjithmonë të bëjmë gabime, por ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventurash është se bën gjithmonë gabime të reja jo të përsëritura" thoshte Rama.