Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se as Gjykata Kushtetuese nuk mund të zhbëjë vendimin e tij për anulimin e 30 Qershorit. Kreu i shtetit u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta legjitimojë 30 Qershorin. Sipas tij, çdo vendim i Kushtetueses për dekretet e Presidentit ka fuqi për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.
"Situata në vend nuk është e zakonshme për mua si president i vendit dhe kryetar i shtetit dhe nuk mund të mos ndjej përgjegjësi për këtë situatë. Së dyti në mendjen time ekziston vetëm një datë 18 tetori, që nuk e vendos as unë dhe askush, pasi e kanë vendosur të tjerë, ajo që kemi vendosur bashkë është që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa. Kjo nuk është sikur ka deklaruar Hahn, që 80% e shqiptarëve e përkrahin, por janë 100%.
Nuk dua të përsëris vetveten, pasi edhe qytetarët janë lodhur, por shpreh vendosmërinë për të evituar përshkallëzimin e kësaj krize, ndaj dua të sqaroj që në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme në Shqipëri. Zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. Arsyet e dekretit të 13 Tetorit, ju e dini, ishte data më e afërt për procedurat Kushtetuese për përfshirjen e të gjitha forcave opozitare. 13 Tetori mund të shërbente nëse do të kishte vullnet nga palët, edh enga Presidenti që është akuzuar nga shumica si faktor kontribuues i kësaj krize, për 3 palë zgjedhje, pushtetin vendor, Kuvendin dhe Presidentin duke qenë se ka pretendime nga PS-ja, e cila ka qenë mbështetja kryesore për zgjedhjen time në këtë detyrë. Zgjidhjet më të mira duhet ti japin qytetarët. Megjithatë ky është vullneti im.
Kryeministri mendon se parlamenti është situatë normale të vijojnë deri në 2021, por nuk mendoj se kjo do të kontribuonte në zgjidhjen e krizës. KQZ-ja duhet të kishte filluar zbatimin e dekretit të Presidentit dhe të ftonte partitë të marrin pjesë, jo ato që nuk kanë dëshirë, askush nuk i ndalon partitë të kthehen në OJQ. Askush nuk duhet të ketë iluzione se cdo vendim i Kushtetueses kur të bëhet funksionale mund të japë legjitimitet 30 Qershorit. Dekretet e Presidentit janë në fuqi. Cdo vendim i Kushtetueses për dekretet e Presidentit ka fuqi për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, janë akoma në fuqi dhe nuk e kthejnë më 30 Qershorin e këtij viti.
13 Tetori është e vetmja datë Kushtetuese për zgjedhje vendore në Shqipëri. Përgjegjësinë për këtë e kam marrë unë. Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të legjitimojë 30 Qershorin, pas e ka të pamundur, pasi dekreti ka qenë në fuqi dhe 30 qershori ka ikur. Ajo mund të bëjë interpretimin si duhet apo mund të veprojë, dhe kjo ka efekt për të ardhmen" tha Meta.
Lajmi kryesor: