Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në takimin e përbashkët të strukturave të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe strukturave të Forumit Rinor Eurosocialist, ku u prezantua edhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Beratin, Petrit Sinaj.
Të pranishëm në këtë takim ishin ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deputetët e LSI-së, Silva Caka, Gledion Rehovica, deputetët e PS-së, Eduard Bejko, Anila Agalliu si edhe kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në fjalën e tij përgëzoi të rinjtë e FRESH-it dhe të rinjtë e LRI-së për entuziazmin dhe shtoi se këto dy struktura janë bashkë jo vetëm për të majtën e bashkuar, por janë bashkuar në radhë të parë për të ardhmen Beratit dhe projektin e Aleancës për Shqipërinë Europiane që synon që bashkinë e re te Beratit ta kthejë në një bashki model për të gjithë Shqipërinë dhe ku të gjithë të rinjtë e Beratit të gjejnë të ardhmen e tyre.
" Unë jam i sigurt që ju e ndjeni që vetëm në një vit e gjysmë të qeverisjes së Aleancës për Shqipërinë Evropiane, vëmendjen e shtuar ndaj Beratit. Mjafton vetëm pak metra më tej të dalim dhe do të shohim një projekt të jashtëzakonshëm që e rivlerëson të gjithë qytetin dhe është një projekt që do të vazhdojë, që do të prekë edhe zonat e tjera të qytetit të Beratit, Por po ashtu mjafton të shohim që rruga e lënë pas dore për një kohë të gjatë Lushnjë Berat është duke përfunduar edhe pse qeveria e re gjeti borxhe të jashtëzakonshme dhe nuk e ka atë luksin për të bërë investime pa fund, për rrugën Lushnjë Berat, vendosi që ajo të jetë një vepër që do të përfundojë sa më shpejt dhe kjo gjë do të ndodhë, është një realitet", tha. Meta.
Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i LSI-së shprehu bindjen e plotë se fitorja në zgjedhjet e 21 qershorit do të jetë e padiskutueshme jo vetëm në Berat, por në të gjithë Shqipërinë./atsh/
/Shqiptarja.com