TIRANË - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar dhe nga kandidatja e përbashkët e koalicionit të majtë për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari, mori pjesë të premten në përurimin e një biznesi fason në kryeqendrën e Veriut.
Në fjalën e tij kryetari i Kuvendit vlerësoi se fryma e re e sipërmarrjes dhe bashkëpunimit do të bëjë që Shkodra të hyjë në rrugën e zhvillimit. Sipas tij, sipërmarrja private, me mbështetjen dhe të qeverisë e të pushtetit vendor do të sjellë progres në të ardhmen.
"Ky është një kontribut i rëndësishëm, që mundëson sot punësimin e rreth 200 grave e vajzave shkodrane, por po ashtu ai shërben si model sesi sipërmarrjet duhet të ecin përpara drejt një të ardhme të sigurtë dhe tregjeve të favorshme europiane. Por kjo arrihet vetëm duke investuar në teknologji dhe në formimin profesional", u shpreh kryetari Meta.
Duke inkurajuar biznesmenët shkodranë për iniciativën, Meta tha se shumë shpejt kjo frymë e re në radhët e e sipërmarrjes do të bëjë që Shkodra të zgjojë akoma më mirë potencialet e saj të fjetura dhe të hyjë vrullshëm në rrugën e progresit, punësimit dhe transformimit.
Meta theksoi se sipërmarrje të tilla në Shkodër dhe në gjithë vendin do të kenë gjithmonë mbështetjen e plotë nga qeveria e pushteti vendor, duke e sjellë Shkodrën në një të ardhme të sigurtë, për ta bërë Shkodrën një nga qendrat e rëndësishme ekonomike. /ATSH/
/Shqiptarja.com