Kreu i LSI-së Meta ishte në një takim në mbështetje të kandidatit të ASHE në komunën Ungrej në Lezhë theksoi ndër të tjera se zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm për Lezhën ka një arritje të shkëlqyer të cilën LSI do ta preki shumë shpejt përmes një investim madhor prej 13 milionë euros.

“Zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm për Lezhën, që ka qenë një gangrenë e tmerrshme për të gjithë komunitetin, jo vetëm për Lezhën, por edhe për Balldrenin e shumë zona të tjera, është një arritje e shkëlqyer që ne do ta prekim të gjithë shumë shpejt. Është një investim madhor prej 13 milionë eurosh, por jam i bindur që në këtë mënyrë do të zgjidhim edhe shumë probleme të tjera” - deklaroi Meta.
 
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim  së bashku ma kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj u ndalën në lagjen Skënderbe, ku zhvilluan një bashkëbisedim me banorët.Gjatë fjalës së tij, Lideri i LSI-së tha se Aleanca për Shqipërinë Evropiane është në drejtimin e duhur për të vazhduar me projektet e nisura dhe për transformimin rrënjësor të Lezhës.

Unë besoj që me Viktorin jemi në drejtimin e duhur për të vazhduar punët dhe për t’i shtuar ato, sepse edhe kërkesat dhe pritshmëritë tuaja për standardet më të mira, për shërbimet më të mira, padyshim që vijnë duke u rritur dhe ky është treguesi i zhvillimit, është tregues edhe i evropianizimit të Lezhës dhe të gjithë vendit tonë. Në këtë aspekt unë besoj se të gjithë jemi të bindur që aleanca jonë, e cila do ta transformojë në mënyrë rrënjësore Lezhën dhe ndryshimet e bëra gjatë këtyre 18 muajve ndihen ku edhe mbështetja për Bashkinë e Lezhës është e jashtëzakonshme. E kemi nisur me një ritëm të ri transformimin, i cili do të përfshijë jo vetëm gjithë qytetin dhe periferitë e tij, por do të përfshijë të gjithë bashkinë e re të madhe të Lezhës”, u shpreh Meta, teksa theksoi se reforma administrative-territoriale do t’i ofrojë më shumë resurse Bashkisë së re të Lezhës, resurse të cilat do të mund të vihen në interes të komunitetit për rritjen e mirëqenies.
 
Ndërsa, kandidati i ASHE-së për Bashkinë e Lezhës,Viktor Tushaj foli për investimet që janë bërë deri më tani dhe që e kanë ndryshuar totalisht këtë lagje, teksa premtoi se në të ardhmen projektet që do t’i rikthejnë shkëlqimin qytetit të Lezhës do të vazhdojnë me ritme të larta.

“Filluam të adresojmë vëmendjen përmes atyre projekteve të cilat sot i kanë ndryshuar pamjen kësaj lagje. Asfaltuam rrugën, ndërtuam trotuaret, një lulishte të vogël, pra ndërtuam atë infrastrukturë, që edhe pse nuk është gjithçka, besoj se kanë ndikuar në cilësinë e jetës së gjithsecilit. Në qytetin e Lezhës besoj se keni parë që kemi bërë shumë investime në shkolla, kemi rikonstruktuar të gjitha shkollat tashmë, por kemi ndërtuar edhe shkolla të reja për të bërë të mundur që të realizohet një proces mësimor edukativ cilësor dhe ashtu siç e meritojnë familjet lezhjane. Kemi adresuar vëmendje edhe në ndërtimin rrugëve, rrugicave, trotuareve, por mbi të gjitha keni parë ndërtimin e një sheshi që edhe ne si qytetarë të vjetër të këtij qyteti na bën krenar, standardi me të cilin është ndërtuar kjo shëtitore në qendër të qytetit e cila tashmë çdo ditë, çdo mbrëmje, zien nga qytetarët, nga vizitorët, nga turistët, nga fëmijët tanë dhe pikërisht kjo është arsyeja që ky shesh është ndërtuar me këto standarde”, - theksoi Viktor Tushaj.
 
Të pranishëm në këto takime që vijuan edhe vijuan në komunën e Ungrejit, ku kryetari i LSI-së, Meta dhe kandidatin ASHE për Bashkinë e Lezhës, Tushaj zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e trevës së Kashnjetit

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)