Meta kërkon ndarjen nga Kryemadhi, Spahiu në Report Tv: Divorci nuk amniston ligjërisht krimet gjatë martesës

Pas vendimit të Ilir Metës për tu ndarë nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht partnere në politikë, juristi Kreshnik Spahiu tha në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ se divorci nuk amniston ligjërisht krimet gjatë martesës.

Për gazetarin Arbër Hitaj, juristi tha se këtë lëvizje Meta e ka strategji të mbrojtjes ligjore para prokurorisë sociale.

‘Dua ti jap një përgjigje opinionit publik, divorci nuk amniston krimet gjatë martesës. Për të gjithë opinionin publik. Për të gjithë që mendojnë se është lojë do ti thoja divorci nuk amniston krimet që kryhen gjatë martesës. Ilir Meta edhe nëse bën lojë nuk arrin që ti shpëtojë dot. Askush nuk ka të drejtë të hyjë në jetën private të dikujt por kur bëhet fjalë për ish-presidentin e vendit dhe nga ana tjetër një nga liderët e opozitës siç është ish bashkëshortja e tij nuk bëhet fjalë më për jetë private. E ka strategji të mbrojtjes ligjore para prokurorisë sociale. Të gjitha deklarata lidhen me veprimet politike të tij të bashkëshortes së tij dhe me qëndrimet antagoniste politike, apo qëndrimet që kanë me SPAK. Thënë shkurt motivi zyrtar sipas pretendimit të Metës ajo tradhtonte partinë dhe flirtonte dhe e dridhte me SPAK. A është kjo një lojë, teatër apo divorc serioz.’- u shpreh Spahiu.

Spahiu u shpreh se Kryemadhi do të marrë përgjegjësinë ligjore dhe politike për të mbrojtur partinë dhe për të ruajtur mos të shkatërrohet çdo gjë. Megjithatë juristi Spahiu, e cilësoi lëvizjen e tyre si një strategji për tu mbrojtur nga SPAK.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
Spahiu: Basha duhet krijojë parti dhe mos merret me vulën private të Saliut

 

Lulzim Basha duhet të krijojë një parti të re. Kështu deklaroi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu. Për gazetarin Arbër Hitaj, Spahiu tha se Basha s’duhet të merret më me vulën private të Sali Berishës.

‘Basha duhet të krijojë një parti të re politike. Kjo është një lojë më e ndershme më e barabarte dhe i heq çdo lloj alibie Berishës i cili në 2025 kur të humbë zgjedhjet mos të thotë humba por më kishin vjedhur vulën buxhetin. Berisha e ka sot PD-në. Nëse humbet në 2025 nuk ka më asnjë lloj justifikimi që të thotë se shteti e përçau PD-në. Berisha nuk do të kishte marrë vulën pa vullnetin politik të qeverisë. Vetë Berisha thotë se këta janë organizata kriminale të Edi Ramës.’- tha Spahiu.

Ora 17:54
Ironia e Spahiut për Metën: Divorci është serioz, martesa ishte lojë

 

Juristi Kreshnik Spahiu cilëson më shumë si lojë martesën e çiftit Meta-Kryemadhi se sa divorcin. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, Spahiu megjithatë e cilësoi lëvizjen e tyre si një strategji për tu mbrojtur.

‘Për çështjen private divorci mund të mos jetë lojë, por lojë ka qenë martesa e tij. Nuk mendoj se Ilir Meta i cili ka jetuar gjithë jetën me informacion nuk ka pasur dijeni se çfarë bën bashkëshortja. Pavarësisht kësaj situate, komunikimeve, spekulimeve që mund të bëhen në publik, mendoj se është thjeshtë strategji e mbrojtjes. Njëri do të marrë faturën penale. Nuk mendoj se Meta shkon në atë pikë të rëndë të shesë bashkëshorten te SPAK. Sado probleme të ketë Meta. Kanë rënë dakord dhe po e bëjnë këtë veprim. Me gjithë kritikën nuk arrij ta besoj se gjendja e tij kritike është aq e rëndë sa të hedhë bashkëshorten te prangat e burgut.

Divorci nuk ka efekt prapaveprues. Meta dhe Kryemadhi janë subjekte të ILDKPI-së. Janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e përbashkët që kanë si familjarë. Korrespondon deklarimi i pasurisë së Kryemadhit me atë të Metës.  Meta do pretendoj se nuk janë pjesë. Bëhet fjalë për pasuri të padeklaruar të ndërtuar në mënyrë të njëanshme. Meta do të thotë në një moment se nuk kam dijeni se nuk i kemi vënë bashkë.’- tha Spahiu për gazetarin Arbër Hitaj.

Ora 17:53
Loja e divorcit/ Spahiu: Monika merr përsipër çdo gjë sepse Kodi Penal lehtëson gratë

 

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ ka folur rreth vendimit të ish-presidentit Ilir Meta për tu divocuar nga Monika Kryemadhi në një kohë që SPAK po kryen hetim të thellë pasuror ndaj tyre. Analisti Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj, se Kryemadhi do të marrë përgjegjësinë ligjore dhe politike për të mbrojtur partinë dhe për të ruajtur mos të shkatërrohet çdo gjë.

‘Ilir Meta po hetohet për fshehje të pasurisë mosdeklarim dhe disa vepra të tjera që lidhen me korrupsion pasiv. Ka dyshime se mund të ketë transaksione ruse. Divorci politik është gjë tjetër, Monika Kryemadhi merr përgjegjësinë ligjore dhe politike për të mbrojtur partinë dhe për të ruajtur mos të shkatërrohet çdo gjë.

Kur kemi një krim të kryer në bashkëpunim dhe sidomos nga familjarë njëri nga familjarët e merr përsipër që të shpëtojë anëtarët e tjerë të familjes. Përgjegjësinë e merr më i dobëti ose një grua ose një i moshuar pasi ka lehtësia në aplikimin e dënimit. Kjo mund të jetë strategji e mbrojtjes. Nuk bëhet fjalë për pasuri bashkëshortore, por për biznesin, flitet për llogari jashtë jetës bashkëshortore. Meta ka ngritur një strategji që të thotë me llogari financat i ka mbajt Kryemadhi.’- tha Spahiu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Johnny: 22/06/2024 17:24

    Monika mund të marr përsipër dhe Gërdecin e 21 Janarin të shpëtoj Saliu . Por çfarë thotë evidenca? Gjithë familja është në krim e korrupsion .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Historike, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kalon në 1/8 si debutuese! Turqia fiton 2-1 me Çekinë, çekët presin biletën për në Pragë

Euro 2024/ Historike, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kalon në 1/8 si debutuese! Turqia fiton 2-1 me Çekinë, çekët presin biletën për në Pragë