Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar pamjet tronditëse të 8 gushtit më 1991 të anijës "Vlora, ku 20 mijë shqiptarë u nisën për në Itali.
Pasi ka kaluar 29 vite shqiptarët vazhdojnë të lënë vendin e tyre për një jetë më të mirë jshatë shtetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ilir Meta shkruan se është koha për t'i thënë kurrë me çdo projekti izolues dhe shpopullues, pasi shqiptarët tashmë duhet të kthehen në vendin e tyre.
8 gushti i 1991njihet ndryshe si eksodi i shqiptarëve, të cilët ‘të ngarkuar’ mbi një anije mallrash lundruan drejt Italisë. Anija ‘Vlora’ mbërriti në portin e Barit, ndërsa sipër mbante mbi 20 mijë shqiptarë.
Postimi i plotë:
Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë. Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.
Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur. Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa!
Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre!Koha për ta ndërtuar Europën ketu!
Koha për t'i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues!
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
29.3%
-
Keq
50%
-
Nuk e di
20.7%
Vota total: 116
Lajme të tjera
-
Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës
25 Prill, 22:50
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
Kryesia e Partisë së Lirisë miraton anëtarët për Kryesinë e Konventës (EMRAT)
25 Prill, 10:49
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Metës i del rivali në garën për president
24 Prill, 13:54
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus
24 Prill, 08:47
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02
-
Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar
23 Prill, 21:39
Te gjithe shqiptaret bene projekte per te ardhmen e tyre,por asnje nuk mund te krahasohet me projektet qe ju bete per veten tuaj dhe te ardhmen tuaj z.president.
PërgjigjuO hipokrite se ka qene edhe politika jote nje nder shkakteret e shpopullimit. Edhe ikni me gjithe lotet e krokodilit qe derdhni ti è jot shoqe per largimin e brezit te Ri nga vendi.
PërgjigjuPo ik ore Hipokrit e Hajdut i peshtire..
PërgjigjuSa shume qe te dhemb shpirti o president !!!!, fallciteti tat nuk ka kutpim, pasi soji dhe sorollopi juaj e ka bere kete popull te jetoje edhe sot ne mizerje, varferi dhe i dermuar nga babezia dhe grukesia juaj qe me paret e ketij populli keni bere vila,pishina, hale per mace e qen, e keni lene kete vend pa arsim dhe femijet tuaj i shkolloni ne londer, pa shendetsi dhe per grate tuaja botoksin dhe silikonin e beni jashte shtetit
Përgjigju