
Kreu i shtetit u kërkoi sot sërish aktorëve të politikës nga shumica dhe opozita që të lënë pushimet e gushtit, por të dialogojnë për të gjetur zgjidhjen e krizës
"Kam ndërmarrë iniciativat e mia si President, jo vetëm informale, por edhe publike në mënyrë të hapur dhe të sinqertë, i kam kërkuar edhe OSBE. Unë nuk përkrah politikën e kapjes së institucioneve të Ramës apo axhendën e Bashës apo zonjës Kryemadhi.
Vlerësoj qëndrimet realiste, si partitë opozitare nga Mediu, apo Shehu, apo qëndrimet e zotit Milo nga koalicioni i majtë, që kuptojnë që ky proces është i minuar dhe që kërkojnë të hapin kontributin e tyre për ta shpëtuar. Shpresoj që të ketë kontribute të tjera, dhe jo pushime të rehatshme për të rifilluar në shtator me alibitë" tha ai.
Lajmi kryesor:
Basha kundër 13 Tetorit me Ramën, Meta: Kush nuk do, të dalë me spektatorët (VIDEO)











