Meta letër Presidentit të Këshillit Europian: Këto kohë vërtetuan se të bashkuar jemi më të fortë

Meta letër Presidentit të Këshillit Europian: Këto kohë vërtetuan se të bashkuar jemi më të fortë

1589009039_meta.jpg
Presidenti Ilir Meta me rastin e Ditës së Europës i ka dërguar një mesazh urimi  kreut të Këshillit Europian, Charles Michel. Kreu i shtetit i shpreh mirënjohjen për mbështetjen pas tërmetit tragjik dhe hapjes së negociatave.

"Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta juve, si dhe të gjithë qytetarët evropianë në Ditën e Evropës! Muajt dhe javët e fundit kanë qenë një vitrinë e vërtetë e solidaritetit, mbështetjes dhe inkurajimit evropian ndaj Shqipërisë.

Unë dhe bashkëqytetarët e mi jemi mirënjohës për ndihmën e menjëhershme që na dhatë pas tërmetit të nëntorit të vitit të shkuar, për përgjigjen e integruar ndaj pandemisë si dhe për vendimin inkurajues të Këshillit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Jam i inkurajuar gjithashtu edhe nga përfundimet e Samitit të Zagrebit, që ritheksuan perspektivën evropiane të rajonit tonë si dhe domosdoshmërinë për të pasur një proces të pakthyeshëm pranimi, të mbështetur mbi vlerat e përbashkëta evropiane.

Do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për të favorizuar një zbatim të mirëfilltë të reformave, veçanërisht në drejtim të ndërtimit të një demokracie funksionale dhe të mbizotërimit të sundimit të ligjit, plotësisht në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore,sipas standardeve më të mira evropiane.

Këto kohë sprovuese vërtetuan edhe një herë se bëhemi edhe më të fortë, vetëm duke qenë të bashkuar. Zoti President, Gëzuar Ditën e Evropës" shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Rama uron Ditën e Europës, Ruçi: Qasja e BE, rikthimi i ballkanasve në shtëpi! Meta: Të bashkuar jemi më të fortë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë