Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë sot në takimin e përbashkët me strukturat e LSI-PS në komunën Roshnik të Beratit, ku u prezantua edhe kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europian" për Bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj.
Të pranishëm në këtë takim ishin deputetët e LSI-së, Silva Caka, Gledion Rehovica, deputetët e PS-së, Eduard Bejko, Anila Agalliu si dhe kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi.
Në fjalën e tij gjatë këtij takimi, Meta tha se vë re një progres të madh në këtë zonë në krahasim me vizitën e tij të fundit në Roshnik para disa vitesh. "Nuk ka mbetur pëllëmbë tokë pa u mbjellë, ashtu sikurse progresi i jashtëzakonshëm është edhe rruga që vjen deri këtu dhe që ka nevojë të mirëmbahet që të mos degradojë si shumë rrugë të tjera që ndodh shpesh në vendin tonë. Besoj shumë tek vlerat e komunitetit tuaj sepse është një komunitet mjaft punëtor", tha Meta, duke u ndalur më pas në rëndësinë që ka reforma administrative-territoriale dhe ndikimet që do të ketë në jetën e komunitetit.
"Qëllimi nuk ka qenë që t'u heqim këtyre zonave statusin e komunave, absolutisht. Qëllimi është që t'u japim këtyre zonave statusin e bashkisë. Ato shërbime që ju keni patur deri më tani, nuk duhet të keni asnjë shqetësim që do të reduktohen apo që do të cenohen. Përkundrazi, i vetmi ndryshim është që nuk do të zgjidhet kryetari i komunës që është zgjedhur, por do të caktohet. Dhe ai që ka qenë kryetar komune do të jetë administrator dhe do të jetë përgjegjës për të gjithë ato shërbime që i janë ofruar komunitetit deri më tani dhe që do t'i shtohen në të ardhmen. Por ndërkohë, bashkia merr më shumë përgjegjësi dhe ka mundësi të bëjë politika më të rëndësishme, strategjike për zhvillimin e të gjithë kësaj zone sepse është një zonë mjaft organike, ku Roshniku është i ndërlidhur edhe me Beratin, edhe me gjithë komunat e tjera", shtoi Meta.
Ndërkaq, kryetari i LSI-së theksoi se ka nevojë edhe për një zhvillim më të integruar sesa deri më tani dhe se në këtë mënyrë do të zgjidhen edhe shumë probleme të tjera, që nga mirëmbajtja e rrugëve e me radha duke renditur disa aspekte të rëndësishme. Më tej duke folur për kandidatin e "Aleancës për Shqipërinë Europiane" për Bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj ,para banorëve të Roshnikut, Meta vlerësoi eksperiencën e tij të vyer me pushtetin vendor dhe aftësitë për të afruar donatorë.
"Mendoj se është një gjë shumë pozitive aq më tepër kur bëhet fjala për një qytet si Berati, ka një përvojë shumë të mirë me donatorët, gjë që është e rëndësishme që përveç mbështetjes që jep qeveria dhe resurseve që ka zona, për të siguruar sa më shumë partneritete edhe me donatorët për shumë projekte të ndryshme sociale apo ekonomike. Puna do të integrohet më mirë me gjithë objektivat e zhvillimit të kësaj zone dhe mbështetja e qeverisë do të jetë një mbështetje e padiskutueshme që ne Bashkinë e Beratit ta kemi një bashki model. Ju e shikoni që në një kohë shumë të shkurtër po ndodhin ndryshime shumë të mëdha. Mjafton të shohim qendrën e Beratit si po transformohet, rrugën për në Berat që po të vazhdonte me ato ritmet e Saliut, donte nja 100 vjet që të mbaronte. Një nga rrugët që përfundon këtë vit është pikërisht rruga drejt Beratit dhe shumë angazhime të tjera të cilat do ta kthejnë gjithë këtë zonë në një zonë mjaft atraktive për turistët e huaj, për turistët vendas dhe natyrisht jam i bindur që do të ketë impakt edhe për Roshnikun ku këtu mundësitë e zhvillimit të agro-turizmit, apo qoftë edhe turizmit malor është mjaft e mundshme edhe me shumë interes", deklaroi Meta.
Gjithashtu, në lidhje me zgjedhjet, kryetari i LSI-së u shpreh se koalicion i përbashkët e ka treguar forcën në 23 qershor. "Do ta tregojmë forcën tonë akoma më shumë tani në 21 qershor, jo vetëm në Berat sepse nuk diskutohet, por edhe në Shkodër, edhe në Kukës, në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë keq më vjen, por nuk ka garë fare. Por, ne garën e kemi me veten tonë, nuk e kemi me Partinë Demokratike. E kemi me problemet që kanë qytetarët tanë, me shërbimet më të mira që ata duan dhe që kërkojnë nga ne. Unë jam i bindur se ne jemi në drejtimin duhur, jemi në rrugën e duhur dhe absolutisht që do të bëjmë gjithçka që Bashkia e re e Beratit, përfshirë edhe Roshnikun të jetë një bashki me të cilën të krenohemi të gjithë, të jetë një bashki ku të realizojmë shërbimet më të mira ndaj komunitetit", tha Meta, duke premtuar edhe mbështetje më të madhe nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për të mbështetur projekte në këtë fushë.
Ndërsa, kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europiane" për Bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj, vlerësoi bukuritë natyrore që ka zona e Roshnikut, por që ka nevojë për infrastrukturën e duhur për të thithur më shumë turistë.
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, merr pjesë në takimin me strukturat e LSI-PS në Duhanas të Komunës Velabisht
Më tej, vizita e Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vijoi në Duhanas të Komunës Velabisht, ku mori pjesë në një takim me strukturat e LSI-PS. Meta shoqërohej nga kandidatit i "Aleancës për Shqipërinë Evropiane" për kryetar të Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, deputetë të Qarkut të Beratit të PS-së dhe LSI-së dhe kryetari aktual i Bashkisë Berat, Fadil Nasufi.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i LSI-së deklaroi se rinia e mrekullueshme duhet ta shikojë të ardhmen në Duhanas dhe në Shqipëri, teksa vlerësoi zgjedhjet e 21 qershorit si një mundësi e re për të ecur më shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të progresit. "Kandidati që ne sjellin këtu si Parti Socialiste, si Lëvizje Socialiste për Integrim, si 'Aleancë për Shqipërinë Europiane', është një kandidat i cili ka përvojën e pushtetit vendor sepse ka qenë kryetar i qarkut. Gjatë këtyre katër viteve njeh legjislacionin, njeh problemet e zonës dhe së dyti ka ndërtuar një raport shumë të mirë edhe me donatorët. Përveç mbështetjes së qeverisë Rama e cila është e padiskutueshme, aq më tepër për Beratin", tha Meta, duke nënvizuar se në një vit e gjysmë, kryetari aktual i bashkisë e ka ndjerë progresin që ka zhvilluar Bashkia e Beratit në realizimin e shumë investimeve që mund t'i shikojë kushdo.
"Sepse në të kaluarën, edhe pse e ka pritur Doktorin disa herë me shpresë që do të bëhej ndonjë gjë e mirë, nuk është bërë gjë. Nuk diskutohet mbështetja për kandidatin tonë, për Aleancën tonë, ajo që diskutojmë tani është të zgjidhim problemin e vaditjes, të zgjidhim në mënyrën më të mirë problemin e ujit të pijshëm, të zgjidhim probleme të tjera për shkollat, për shërbimet shëndetësore, të mbështesim ata fermerët të cilët janë në gjendje të hapin vende të reja pune, me mbështetje nga projektet e ministrisë së bujqësisë, të AHZBR-së, të projekteve të BE-së për bujqësinë, për agrobiznesin në mënyrë që gjithë këta të rinj të shohin të ardhmen këtu dhe të kemi mundësi që ta transformojnë akoma më shpejt gjithë zonën", shtoi kryetari i LSI-së, ndërkohë që premtoi mbështetje të madhe nga ana e mazhorancës për të çuar përpara projektet.
"Ne do të jemi një mbështetje e jashtëzakonshme, por dhe ju besoj se shikoni se ne kemi një besim të jashtëzakonshëm. Jemi të gjithë këtu, me kryetarët e Parisë Socialiste, me kryetarët e LSI-së, me deputetët e PS-së, me deputetët e LSI-së. Jemi këtu me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi i cili është një shok i mrekullueshëm dhe është një socialist i vërtetë edhe i palëkundur. Jemi me kryetarët e komunave dhe të gjithë së bashku do të vazhdojmë gjithë projektet. Por besoj se me këtë ndarje të re shumë gjëra do t'i zgjidhim shumë më shpejt, më lehtë se sa në të kaluarën", tha ndër të tjera Meta. /atsh/
/Shqiptarja.com