Bashkëpunoi me ish-Sigurimin e Shtetit? Meta: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve për nxjerrje të sekreteve shtetërore

Ilir Meta thotë se më 1 shtator do të padisë Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve, për shkelje të ligjit dhe nxjerrje të sekreteve shtëtrore. Ky paralajmërim i Metës vjen pasi Autorittei i Dosjeve nxorri emrin e kreut të Partisë së Lirisë si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Meta tha se nuk ka asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn, duke ju referuar emrit të babait të tij.

‘Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te Sigurimit të shtetit, për manipulim dhe falsifikim të qeëlimshëm. Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn.’- tha Meta.

Pas publikimit të emrit të Ilir Metës si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit Partia Socialiste dhe ajo Demokratike përgatitën ndryshimet në ligjin për Autoritetin e Dosjeve. Sipas nismës ligjore të PS-së u ndalohet kandidimi dhe ushtrimi i funksioneve të larta publike personave ndaj të cilëve provohet nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, se kanë qenë bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit.

Një nismë e tillë ligjore ka ardhur pas publikimit të dosjes ekskluzive nga Report Tv në të cilën Autoriteti i Dosjeve informonte Kuvendin se ish-presidenti Ilir Meta rezulton ish-bashkëpunëtor i Sigurimit, mirëpo ish-presidenti e cilëson si një sulm që po i bëhet nëpërmjet manipulimit të dokumenteve.


Lajmi kryesor:

Bashkëpunoi me ish-Sigurimin e Shtetit? Meta: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Dosjeve! Akuza qeverisë: Miraton projekte disafish mbi kosto


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Gonzato: SPAK duhet të lihet të bëjë punën e vet, mbështetja jonë e palëkundur

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Gonzato: SPAK duhet të lihet të bëjë punën e vet, mbështetja jonë e palëkundur