Problemet me të cilat haset komuniteti Rom kanë qenë në qendër të tryezës që u zhvillua sot në sallën e pritjeve të kryesisë së Kuvendit, 2 ditë para “Ditës Ndërkomëtare të Romëve”.
Kryeparlamentari Ilir Meta, teksa preku disa nga problemet që has ky komitetet, u ndal edhe te niveli i ulët i arsimimit.
“Niveli i arsimimimit është problem i të sotmes, por edhe i së ardhmes”, u shpreh kryeparlamentari, teksa argumentoi se mosarsimimi i këtij kopmuniteti do të sjellë edhe mënjanimin e tyre nga tregu i punës.
Një prej përfaqësuesve të komunitetit Rom, Emiliano, u shpreh se aktualisht, vetëm 30 studentë Romë ndjekim studimet universitare dhe vetëm 6 prej këtyre ndjekin studimet master. Ai shtoi se në administratën shtetërore, janë vetëm 2 të punësuar, për të cilët deputetja Albana Vokshi tha se edhe ata “paguen nga PNUD”.
Ai i kërkoi Metës që të ndërmerren politika të reja për t’i arrdhur në ndihmë këtij komuniteti.
Ndërsa, kreu i komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Albana Vokshi tha se problemet për këtë komunitete filloojnë fill ditën pas zgjedhjeve.
“Shumë pak është realizuar nga ëndrra e Martin Luther King, për të drejtat e njerëzve me ngjyrë në Shqipëri, e shprehur në të famshmin fjalim ‘I have a dream’. Problemi real i Romevë nis të nesërmen e zgjedhjeve. Bash të nesërmen, qeveria qendrore dhe vendore i braktisi ata”, u shpreh Vokshi.
Problemet e tjera që u prekën në këtë tryezë lidhen me punësimin, strehimin, dhunimin e grave të këtij komuniteti, pjesmarrjen në vendimmarrje, etj.
Në tryezën e zhvilluar në bashkëpunim me UNDP-në, ishin të pranishëm Koordinatori i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Brian Williams, përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, deputetë të Parlamentit Shqiptar, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komunitetit rom.
Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta mbajtur gjatë aktivitetit
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta mbajtur gjatë aktivitetitRedaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)