Duke folur për programin e koalicionit për Beratin, Meta theksoi se ambicia kryesore që kanë janë ëndrrat e të rinjve.
“Shqipëria fiton kur ne matemi me veten tonë, kur ne matemi me ambiciet tona dhe kur në krye të ambicieve tona vendosim ëndrrat e më të rinjve. Prandaj duam angazhimin tuaj, të jeni pjesë e gjithë këtij projekti transformues”,- tha ai.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët nga Berati, Meta theksoi se ata duhet të jenë krenar për origjinën e tyre dhe se Aleanca për Shqipërinë Europiane do të bëjë edhe më shumë për këtë qytet në mënyrë që të ndihen edhe më shumë krenar. Meta tha se
“Sepse ne nuk duam që ju të jeni krenar vetëm se jeni nga Beratit dhe ju keni shumë arsye për të qenë krenar. Sepse Berati nuk është i zakonshëm, është i jashtëzakonshëm, është magjepsës. Jo vetëm përsa i takon bukurisë natyrore, por përsa i takon gjithë trashëgimisë historike dhe kulturore. Por mbi të gjitha Berati është magjepsës për shkak të njerëzve të jashtëzakonshëm që ka të cilët kanë një bujari të jashtëzakonshme të cilët kanë një tolerancë dhe një bashkëjetesë të shkëlqyer dhe për t’u marrë shembull dhe të cilët nuk duan të jenë krenar vetëm se janë nga Berati, por të cilët duan ta shohin të ardhmen të tyre, por dhe të fëmijëve të tyre në Berat. Në një Berat ku të gjitha shërbimet që duhet të ofrohen dhe të gjitha perspektivat që duhen të ofrohen për të gjithë komunitetin, duhet të jetë e standardeve evropiane”, - tha Meta.
Duke folur për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Beratit, Meta theksoi se Petrit Sinaj është drejtimi i duhur, pasi ai ka eksperiencën e mjaftueshme në qeverisjen vendore për të filluar nga puna që në datën 22 qershor.
“Unë besoj se Petrit Sinaj është kandidati i duhur dhe që duhet ta mbështesim dhe që duhet të japim besimin tonë, sepse ai ka eksperiencë prej 4 vitesh si kryetar i qarkut të Beratit, pra e njeh problematikën e pushtetit vendor dhe me ketë sfidë që kemi përpara për të implementuar reformën administrative-territoriale, e cila hynë në fuqi në 21 qershor dhe kërkon një menaxhim të menjëhershëm duke filluar nga data 22 qershor dhe e efektiv. Pra nuk kemi kohë për të pritur, për të mësuar, për të trajnuar për drejtimin e kësaj bashkie, - shtoi Lideri i LSI-së. - Dhe unë besoj se Petriti ka të gjithë eksperiencën, ka të gjithë vullnetin, por mbi të gjitha besoj se Petriti është bashkëpunues dhe besoj se ai do të dijë të mbështetet edhe tek rinia e Beratit për t’i dhënë një energji të re dhe në rritje procesit të transformimit që ka nisur në Berat që me fitoren e 23 qershorit të ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’. Pavarësisht nga borxhi i jashtëzakonshëm që u trashëgua dhe pamundësia për të bërë ato investime publike që ne do të dëshironim, po shohim që rruga Berat-Lushnje ka përfunduar dhe ka qenë një prioritet i qeverisë që të përfundojë sa më parë sepse ka qenë një tmerr i vërtetë. Shohim investime të tjera të jashtëzakonshme që u përmendën këtu”, - tha Meta.
Krahas këtyre, lideri i LSI-së vuri theksin edhe tek rëndësia e zhvillimit të shumësportëshit në Berati, një qyteti i cili ndër vite ka nxjerr shumë kampion sportiv në rang kombëtar. Ai tha se parësore mbetet punësimi dhe shërbimet më cilësore për qytetarët.
“Prioriteti ynë është për të ofruar shërbime cilësore dhe për të hapur vende të reja pune. Kjo është e domosdoshme për ta krijuar perspektivën dhe të ardhmen në Berat dhe në Shqipëri. Berati do të gjallërohet në radhë të parë nga gjallërimi i jetës ekonomike. Kjo reformë bashkon shumë resurse, bashkon shumë mundësi që deri dje ishin të pa menaxhueshme dhe këtu ka për të qenë suksesi i kësaj reforme dhe jam i bindur se impakti në rritjen ekonomike të vendit, i implementimit të reformës administrative territoriale, do të jetë shumë i ndjeshëm që në vitin e parë e në vijimësi sepse shumë aktivitete që deri dje ishin të pamundur për tu zhvilluar, sepse ju e dini që territori i qytetit është mjaft i kufizuar. Tani kemi një autoritet që merr përgjegjësi, dhe ky autoritet është bashkia e re e cila do të koordinojë gjithë këto shërbime që deri tani kanë munguar ose kanë funksionuar në mënyrë të pjesshme ose skandaloze. Kjo do të japi impaktin e saj. Me investimet për qendra grumbullimi, por me qendrat e grumbullimit dhe të eksportimit ku Berati ka filluar të ec më shpejt, do të vijën edhe qendrat e përpunimit të produkteve, ndërkohë që disa prej tyre funksionojnë në Berat. Por njëkohësisht, investimi në shumë fabrika të reja, jam i bindur do të bëjnë të mundur që gjithë fuqi punëtore e gatshme për punë të hyjë në tregun e punës. Natyrisht edhe Bashkia vetë do të ketë programet e saj të nxitjes së formimit profesional, por njëkohësisht dhe për hapjen e vendeve të reja të punës, ashtu sikurse qeveria ka fondin e nxitjes së punësimit për vendet e reja të punës dhe të gjitha këto do të shfrytëzohen në mënyrë maksimale me një qëllim të vetëm që të gjithë ata që duan të punojnë, të punojmë. Ata do të jenë prioriteti ynë kryesorë”,- tha Meta.
Në mbyllje të fjalës së tij, Meta tha se kryetari i ri i Bashkisë së Beratit do ti jap këtij qyteti shkëlqimin e munguar ndër vite.
“T’i japim Beratit atë shkëlqimin që i ka munguar nga qeveria, nga dora e njeriut pasi nga historia, dora e njeriut sot flasim, jo e gjeneratave sepse ia Berati qa i bukur dhe aq i jashtëzakonshëm është vepër e dorës së njeriut, të atyre gjeneratave të jashtëzakonshme. Kështu që bashkë janë i bindur që do të bëjmë gjithçka që ju jo vetëm të jeni krenar që jeni nga Berati kudo që të jeni, por edhe që shumë prej jush ta shohin me grim me lumturi të ardhmen e tyre në Berat, suksese dhe mbarësi”, - u shpreh lideri i LSI-së.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Beratit, Eduard Shalsi.
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Petrit Sinaj në fjalën e tij theksoi së programi elektoral është hartuar në bazë të dëgjesave që janë bërë në të gjithë bashkinë e re të Beratit ku një zë të fuqishëm kanë pasur të rinjtë e këtij qyteti.
“E majta ka marrë një angazhim konkret në dëgjesat publike që kemi bërë në çdo lagje, në çdo fshat të bashkisë së Beratit dhe i kemi dëgjuar nga të rinjtë që janë aty, por dhe nga ju kur vini në fundjavë, shqetësimet e lagjeve tuaja dhe kemi hartuar programi më të mirë sepse ai program ka dalë nga rinia dhe nga energjia e gjithë rinisë që është e qytetit të Beratit. Kur ju shikon ju me kaq entuziazëm, me kaq të rinj dhe të reja, ke bindjen e plotë që burimet njerëzoret që ka qyteti i Beratit, ka potenciale të mëdha, që me këto burime njerëzore, me këta specialist të mirëfilltë që jeni ju, mund ta ndryshoni për mirë ekonominë e qytetit të Beratit. Mund të ndryshoni për mirë dhe ta çoni ekonomin e Beratit në drejtimin e duhur. Turizmi në drejtimin e duhur, turizmin historik të lagjeve Mangalem, Goricë dhe Kala. Turizmi kulturor të gjithë zonës së Beratit, turizmin malor të parkut kombëtar të Tomorrit. Mund ta çoni në drejtimin e duhur bujqësinë që është në katër komunat që do të bëhen pjesë e Bashkisë së re të Beratit. Agro-turizmi dhe agro-përpunimi. Por ajo që na ka munguar më shumë është rigjallërimi i jetës kulturore, sociale dhe artistike të qytetit të Beratit dhe unë ju ftoj ju të gjithëve që sapo të mbaroni studimet tuaja, të ktheheni në qytetin tuaj, të ktheheni në Bashkinë tuaj dhe të jepni kontributin tuaj për ta ndryshuar këtë bashki, për ti dhen atë energjinë tuaj në çdo drejtim që ajo ka nevojë, për t’i dhënë drejtimi ne duhur çdo fushe, çdo aspekti të bashkisë së Beratit”, - tha Sinaj.
Duke folur përpara të studentëve nga Berati, Naço tha se LSI në listat për kandidat për anëtar në Këshillin Bashkiak të Beratit, 17 i përkasin të rinjve për ti dhënë më shumë energji bashkisë së re.
“Për anëtar për Këshillin bashkiak në Berat nga 31 kandidat që janë, 17 i përkasin moshës nën 28 vjeç dhe 10 të parë janë në listën fituese, çka tregon se ne i kemi parë me vëmendje të rinjtë e LRI-së dhe besoj se të njëjtën gjë ka bërë dhe Partia Socialist ku në numrin e kandidatëve që ka vënën në bashkinë e Beratit ka të njëjtin format me ne, ku ka vënë kandidat të rinj për ti dhënë energji të reja qytetit të Beratit, një qytet 2400 vjeçar që pret rininë , pret Petritin të jetë drejtuesi i ardhshëm për të vazhduar me projektet e reja në qytetin e Beratit”,- tha Naço.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)