Meta mesazhe për anulimin e zgjedhjeve me protesta, sjell shembullin e Kirgistanit! 'Zbutet' në Elbasan: Ka kohë për reflektim

TIRANË- Presidenti Ilir Meta nuk ndal akuzat ndaj qeverisë dhe kërcënimet për protesta. Madje merr shembull zgjedhjet ne Kirgistanin e Largët ku Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve anuloi zgjedhjet pas protestave masive, duke bërë paralelizma me Shqipërinë ku parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mesazhi i Metës vjen sot kur Illirjan Celibashi morin detyrën e komisionarit të Zgjedhjeve.

“Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt. Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cënimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike”, shkruan Meta.

Po më i zbutur kreu i shtetit u duk nga Elbasani, teksa gjatë një vizite atje, tha se ka ende kohë për reflektim. “Nuk dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi. Kam ardhur vetëm për të vizituar Qendrën kaq të rëndësishme që funksionon kaq mirë dhe që duhet të jetë shembull në gjithë vendin. Qëndrimi im është për një bashkëjetesë qytetare tolerancë evropiane dhe sipas gjithë traditave që kemi dhe natyrisht sa i përket zgjedhjeve është një shqetësim i yni dhe BE. Të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjetese, ka kohë për të reflektuar për Shqipërinë Evropiane pavarësisht vështirësive që duhet të përballojmë. Elbasani ka qenë dhe do mbetet djepi i patriotizmit, atdhedashurisë, arsimit shqiptar, intelektualeve dhe do t’u ofrojë një të ardhmen të shkëlqyer të rinjve dhe gjithë qytetarëve dhe për këtë duhet kontributi i të gjithëve”, u shpreh Meta.

Meta zhvilloi një ceremoni për të vlerësuar Heronjtë e “Kodrës së Kuqe” dhe figurat e shquara të Luftës Antifashiste Vojo Kushi, Sadik Stavileci, Xhoxhi Martini, Muharrem Llanaj dhe Hatixhe Farka.

Sipas tij, këto figura janë frymëzim dhe kërkoi rezistencë për të mos u dorëzuar përpara atyre që i konsideron vështirësi të kohës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 07/10/2020 17:53

    Mendoj se ne krye te protestave duhet te jete Erisa hundpinokja dhe Kejdi dhembcakallja e leshitlikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu