Meta nxitoi të regjistronte partinë në KQZ pa pritur vendimin e Gjykatës për vulën e PD, Bollino: Po tenton të bëjë liderin e opozitës

Regjistrimin e Partisë së Lirisë ditën e sotme në KQZ, për gazetarin dhe botuesin Carlo Bollino është një tregues i qartë se si Ilir Meta po tenton që të bëjë liderin e opozitës. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Bollino tha se gjasat nëse gjykata nuk do të marrë një vendim para 6-7 mars, kur është afati i fundit për të regjistruar partitë politike, atëherë kandidatët e Sali Berishës për Bashkitë do duhet të dalin në zgjedhje me logon e partisë së Ilir Metës.

“Meta po tenton që të bëjë liderin e opozitës. Mendoj që gjykata do gjej një arsye për ta shtyrë përtej datës 7 vendimin që është afati i fundit për të regjistruar forcën politike që do të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse nesër gjykata nuk do vendosë asgjë, për arsye të ndryshme, ata shmangin konfliktin me Berishën, por pengojnë Berishën që të marrë pjesë në zgjedhje, për një arsye shumë të thjeshtë, ata njohin vetëm vulën dhe logon e Bashës dhe Alibeaj. Nëse gjykata rrëzon vendimin e shkallës së parë, Alibeaj mund të marrë pjesë në zgjedhje, Berisha nuk ka asnjë mundësi, ai nuk ka për të marrë pjesë, se nuk ka një forcë politike për t’u regjistruar. Meta i thotë garoni me mua, por me logon time. Në këtë rast Meta ofron një varkë shpëtimi për Sali Berishës, ai paraqitet si lider defacto të opozitës, kjo është arsyeja pse e ka regjistruar. Lëvizja e Metës, mund të ketë arsye tjetër, shmang koalicionin, se nuk mund të regjistrohet 2 herë një koalicion, dhe nuk mund të çregjistrojë një parti politike”, tha Bollino.

Protestën e 3 marsin, për Bollinon, do të jetë vendimtare për fatin e Sali Berishës formalisht, por edhe politikisht. Ai thotë se nëse nesër do të ketë sherr, atëherë eksperienca e tij politike ka mbaruar.

“Lëvizja e Berishës pa logo dhe pa vulën e PD nuk ekziston më, ai nuk ka menduar për të krijuar një parti të re, nëse Gjykata vendos ose jo ai është është momenti që e ardhmja e Berishës është përcaktuar formalisht, politikisht e ardhmja e tij mund të nis nesër, nëse nesër do ketë dhunë në qytet, ai e ka mbaruar eksperiencën politike, se ndërkombëtarët s’do e pranojnë më, edhe 200 veta mund të bëjnë sherr dhe dhunë. Revolucioni bëhet me 100 mijë veta në shesh, revolucionin nuk e bën partia, por populli, dhe Berisha nuk ka thirrur popullin. Ato pak veta, militantë mund të bëjnë sherr. Ai ka mbaruar përfundimisht nëse nesër do ketë sherr në shesh”, tha Bollino.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe analisti Skënder Minxhozi, që tha se Meta po fiton shumë terren në opozitë.

“Meta futet në aksione shumë të forta në foltore. Mesa duket dhe në Elbasan dhe në Kukës palët janë dakord që dhe me një spostim tek një parti e tretë që është Meta, vazhdon të funksionojë fushata, Problemi është Këllëçi që nuk dihet nëse garon me Partinë e Lirisë a jo, dhe do dalë kandidati i Alibeaj, me stemë zyrtare dhe do bëhet në një mish mash. Nëse kandidatët shkojnë në një parti të tretë dhe stema dikur tjetër, atëherë mbetet vetëm Sali Berisha”, tha Minxhozi.


Lajmi kryesor:

Bollino: Rama duhet të rrinte në Kuvend! Opozita humbi besueshmërinë për 'McGonigal'! Kulluri: Seanca ishte e parakohshme! Nazarko: Hakmarrje e Berishës ndaj SHBA


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat