Kryetari i Parlamentit ilir Meta në fjalën tijë gjatë ceremonisë së aktivitetit
TIRANË, 20 Maj / ATSH - Klajdi Musabelliu/ - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi Kryetari i Kuvendit te Shqiperise,   Ilir Meta, mori pjesë në ceremoninë hapëse të kampionatit të futbollit mes skuadrave të disa komunave të Tiranës, që zhvillohet në Petrelë.
Gjatë fjalës së rastit, Meta u shpreh se "këtu kemi të bëjmë me një projekt për një transformim të jetës në gjithë këtë komunitet dhe për të dhënë një model se si mund të bëhet jeta më e gjallë, më sportive me e gëzueshme"
"Nëse duam të kemi një rini më sportive, më të shëndetshme dhe aktive, kjo nuk mund të ndodhë pa pasur kushtet e përshtatshme", shtoi Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.
Meta përshëndeti dhe mbështeti iniciativën më të fundit të kandidatit për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, për të rikthyer traditën e shkollave sportive, duke u shprehur se "Kështu u japim fëmijëve mundësi të orientohen drejt atyre sporteve për të cilat ato kanë më shumë talent".
/k.m/f.n/