TIRANË - Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit ndërkombëtarët kanë shtuar më tepër vëmendjen duke zhvilluar takime me zyrtarët e lartë të vendit.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur këtë hënë në kryesinë e kuvendit Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Hoyt Brian Yee i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri Donald Lu.
Një ndër çështjet kryesore dhe mjaft e rëndësishme e prekur nga diplomati i lartë amerikan ishte mbarëvajtja e standardeve më të larta të zhvillimit të zgjedhjeve të pushtetit vendor në 21 qershor, si është moment kyç në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Hoyt Brian Yee vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar dhe theksoi se SHBA gjendet përkrah Shqipërisë në përpjekjet e vendit për të adresuar sfidat madhore që lidhen me luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar, rritjen e integritetit të përfaqësimit politik në nivel lokal dhe qendror si dhe me axhendën ekonomike.
Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta vlerësoi rolin dhe mbështetjen e SHBA në këto momente të rëndësishme të progresit të Shqipërisë dhe nënvizoi se mazhoranca është e vendosur të avancojë me reformat madhore që nevojiten, veçanërisht me reformën në drejtësi e cila lidhet ngushtë me përmbushjen e 5 prioriteteve të Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Gjithashtu z. Meta theksoi se mazhoranca po tregon vullnet maksimal për një klimë sa më evropiane të zgjedhjeve lokale, dhe në këte drejtim mirëpret angazhimin konstruktiv të opozitës deri në fund të procesit zgjedhor.
Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon, z. Meta dhe z. Yee ndanë bindjen se paqja dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor kërkojnë përshpejtimin e axhendës euro-atlantike të të gjitha vendeve, dhe në këtë kuadër, Shqipëria do të vazhdojë t’a forcojë peshën e saj konstruktive rajonale dhe kontributin e saj si vend anëtar i NATO-s.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO