SHENGJIN - Ilir Meta ka prezantuar sot pasdite kandidatin e ASHE për bashkinë e Lezhës Viktor Tushaj. Teksa ritheksoi se në programin e kandidatit të ASHE synohet rritja e punësimit dhe shërbimit për qytetarët, Meta shtoi se kjo qeveri ka për qëllim që të sjellë Europën këtu dhe të mos ketë më largime.
“Jemi këtu bashkë për të dhënë mbështetjen për programin tonë të Aleancës për Bashkinë e Lezhës, dhe qytetin e Shëngjinit që përfaqëson një resurs të jashtëzakonshëm. Me votën tuaj kërkojmë të Tushaj të marrë drejtimin e Bashkisë së qytetit, dhe me mbështetjen e përbashkët t’i japë jetë projekteve. Besoj se Viktori është njeriu i duhur që i duhet Bashkisë së Lezhës. Synohet garantimi i shërbimeve më të shpejta, cilësore e transparente, si dhe synohet më shumë punësim për të gjithë. Me eksperiencën që ka krijuar deri tani Viktori ka ditur të krijojë partneritet me donatorët ndërkombëtarë. Ka projekte për zgjidhjen e shumë problemeve, ndërsa synohet financimi i projekteve për zhvillimin e Lezhës. Detyra jonë është që të sjellim Europën këtu, dhe jo të ketë largime drejt saj”, tha Meta.
Duke u ndalur në projekte konkrete, Meta tha se zhvillimi i turizmit do të jetë një prioritet i mbështetur fuqimisht nga qeveria. Po ashtu, sipas Metës, rikonstruksioni dhe zhvillimi i Portit të Shëngjinit është objektiv i rëndësishëm. Për këtë, ai informoi se në ditët e ardhshme do të rivihet, pas gati 10 vitesh ndërprerjeje, linja e tragetit Brindizi-Shëngjin, ndërsa premtoi se do të vendosen edhe linja të tjera që do ta kthejnë Shëngjinin në një port të rëndësishëm, jo vetëm për mallrat por edhe për pasagjerët e gjithçka tjetër.
“Shumë shpejt do të realizohet edhe porti i Jahteve, për të cilin kanë nisur procedurat e ku do të punësohen rreth 200 banorë të komunitetit të Shëngjinit. Kjo do t’i japë një impuls të veçantë zhvillimit të turizmit. Një projekt shumë i rëndësishëm mbetet jo vetëm bashkimi i të gjitha këtyre resurseve brenda Lezhës, por edhe lidhja e Shëngjinit me Velipojën që përfaqëson një aks strategjik për zhvillimin e turizmit në të gjithë vendin”, deklaroi kreu i LSI-së.
Viktor Tushaj kandidat i ASHE për bashkinë e Lezhës tha se synohet zbatimi i projekteve në funksion të zhvillimit të zonës dhe rritjes së punësimit të të rinjve. “Ne jemi drejtimi i duhur. Kemi projekte për modelin e zhvillimit të zonës dhe për punësimin e të rinjve. Do të garantojmë zhvillimin ekonomik. Do të stimulojmë industrinë agropërpunuese”, u shpreh Viktor Tushaj.
/Shqiptarja.com

VIDEO